Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka ftuar anëtarët e Kuvendit të partisë të enjten në Kumanovë.
” Të nderuar anëtarë të Kuvendit të partisë. Ftoheni ditën e enjte (8 shkurt 2024), në orën 19:00 në hapësirat e ish-Komitetit në Kumanovë, ku pas tubimit do të mbahet mbledhje e anëtarëve të Kuvendit të partisë”, thuhet në njoftim.
Ky mesazh i kryetarit të ASH drejtuar kuvendarëve është shpërndarë në rrjete sociale.(INA)