Tare në intervistën e parë si drejtor sportin i Milanit: Dua të shoh një ekip që djersin për fanellën

Picture of INA
INA

28/05/2025

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, foli për herë të parë për kanalet zyrtare të klubit kuqezi: “Milani ka një histori të lavdishme. E kam ndjekur që fëmijë, mbaj mend kohën e Wilkins dhe Hateley. Familja ime, të gjithë xhaxhallarët e mi ishin tifozë të Milanit: ka qenë gjithmonë një lidhje e fortë dhe nuk e kam fshehur këtë. Klubi që kam përkrahur si fëmijë do të thotë shumë. Debutimi im në Serie A ishte një Brescia-Milan, fëmija im i parë lindi gjatë ndeshjes Milan-Bologna më 13 shtator 2003. Është një lidhje shumë emocionale, lojtarët e mëdhenj, kampionët e mëdhenj, një klub i udhëhequr me klas dhe elegancë e kanë bërë një nga klubet më të lavdishëm në botë”.

https://www.facebook.com/ACMilan/videos/3201201820031477/?ref=embed_video

Tare foli edhe për objektivat e tij.

“Do të përpiqem të jap gjithçka që kjo histori të bëhet realitet edhe në të ardhmen. Është një klub me një histori të rëndësishme, ne duhet të jemi të mirë për t’ua komunikuar këtë projekt të gjithëve menjëherë: tifozëve tanë para së gjithash sepse ata presin një reagim të fortë dhe kjo është ajo që duam të bëjmë edhe ne. Pata mundësinë të flas gjerësisht me Giorgio Furlani dhe Zlatan, e kemi diskutuar të qartë këtë situatë dhe dinamike të klubit. Mendoj që i kam idetë e qarta dhe ne duhet të jemi gati për t’i realizuar ato”, tha Tare.

Ish-futbollisti shqiptar përmendi edhe sfidat që e presin si drejtues.

“Duhet të fillojmë në mënyrën e duhur, ka shumë pritshmëri: ka qenë një sezon shumë i gjatë me shumë zhgënjime. Këtë e kam përjetuar edhe nga jashtë: Erdha me ide të qarta, me shumë entuziazëm dhe dua ta transmetoj këtë në të gjithë mjedisin e Milanit sepse është thelbësore të mësojmë nga gabimet që janë bërë dhe të përpiqemi të rikthejmë Milanin, që kemi kemi parë gjithmonë në historinë e tij”, u shpreh Tare.

Tare theksoi ambiciet e Milanit.

“Ne duhet të jemi të qartë për një gjë: Milani është një klub ku kërkon rezultate menjëherë, është një klub ku duhet të fitosh. E kam kuptuar këtë dhe jam gati ta përballoj: duhet të sigurohemi që kjo të ndodhë, por me ide të qarta. Roli im është i rëndësishëm për të ofruar strategjitë e duhura për lojtarët dhe veçanërisht të rinjtë, për t’u dhënë atyre hapësirën për të luajtur në këtë klub”, tha ai.

Tare thotë se dëshiron të shohë një ekip fitoresh.

“Dua të shoh një ekip që djersin për fanellën, që është i uritur dhe dëshiron të fitojë. Dua të shoh atë San Siro që shpërthen nga gëzimi i tifozëve. Do të bëj gjithçka, do të jap gjithçka që kjo të ndodhë sepse është bukur të shohësh tifozët e Milanit të gëzohen për fitoret e këtij ekipi”, theksoi Tare.

TË FUNDIT

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

VLEN: BDI përdori gjuhën shqipe vetëm për sllogan zgjedhor, por nuk e kanë respektuar asnjëherë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË