Ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë.
Për kreun e opozitës “gjysma e qeverisë është e dendur me kokainë, bashkëpunëtor të grupeve kriminale”.
“Këta kanë ndërtuar një sistem ku një grup i strukturuar kriminal, politikanë oligarkë, kriminelë kanë kapur shtetin ekonominë dhe gjithë Shqipërinë. Nëse nuk çmontohet ky sistem kriminal Shqipëria merr fund, ekonomia shqiptare po vdes nga droga, koncesionet korruptive, borxhi dhe grabitja e pasurive natyrore. Vendi nuk ka asnjë perspektivë ekonomikë”, tha Basha më tej, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.