Republika e Maqedonisë këtë vit, me 40 pikë indeksi, renditet e 85-ta nga 180 vendet në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) të Transparency International për vitin 2022.
Sipas kryetares së Transparency International – Maqedoni, Slagjana Taseva, #rezultati është shqetësues dhe pak i përmirësuar, sepse jemi ende shumë të ulët dhe nuk mund ta kalojmë kufirin e vendit të 60-të, ku ishim në vitin 2000, ndërsa tashmë kemi folur për luftë sistematike kundër korrupsionit për 20 vjet”.
“Gjendja me korrupsionin nuk është përmirësuar dhe nuk mund të konstatojmë se me një apo dy pozita renditje më të mirë se vitin e kaluar kemi arritur ndonjë rezultat apo hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit”, tha Taseva.
Nga rajoni para nesh janë Sllovenia (41), Greqia (51), Kroacia (57), Mali i Zi (65), Kosova (84), ndërsa Maqedonia në të njëjtin vend është në shoqërinë e Surinamit, Indisë, Maldiveve, Guajanës dhe Tunizisë. Pas nesh janë Shqipëria dhe Serbia (101).