Tash për tash tre kandidatë për lider të LSDM-së, sot përfundon afati për kandidim

Picture of INA
INA

06/06/2024

Në garë për postin e liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, tash për tash hyjnë ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti aktual, Venko Filipçe, ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputete aktuale, Sllavjanka Petrovska, si dhe drejtori aktual i Zonës teknologjike industriale zhvillimore, Jovan Despotovski. Të tre pretendentët paraqitën dje kandidaturat e tyre, duke theksuar nevojën e ripërtëritjes së partisë.

Para selisë së LSDM-së, Filipçe tha se së bashku me kandidaturën dorëzon edhe një program të bazuar në informata, sugjerime dhe kërkesa, nga siç tha ai numrit të madh të anëtarëve me të cilët ka pasur takime të shpeshta në muajt e kaluar. Ai theksoi se në garë hyn i vetëm, sepse beson se kushdo që do të zgjidhet për kryetar duhet ta bëjë ekipin pas zgjedhjeve.

“Mesazh për votuesit, anëtarë të LSDM-së. Nëse zgjidhem kryetar do të punoj vërtet me përkushtim, siç di unë. Dua të dërgoj një mesazh se do t’i shohin shumë herët rezultatet, ndryshime të tilla pozitive siç kërkojnë vetë anëtarët dhe asnjë anëtar i partisë nuk do të mbetet kurrë mënjanë, i padëgjuar. Do të jem në dispozicion çdo moment të ditës”, thotë ai.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Petrovska, e cila është edhe kryetare e Këshillit qendror të LSDM-së, tha se pas disfatës zgjedhore të partisë nevojiten prioritete të qarta, sepse Lidhja Socialdemokrate ka përjetuar disfata në të kaluarën, por kjo kohë ajo tha se situata është specifike duke marrë parasysh rrethanat politike në shtet.

Në pyetjen e gazetarit të MIA-s, lidhur me strategjitë për unifikimin e anëtarësimit, Petrovska tha se nëse zgjidhet kryetare e LSDM-së, do të iniciojë debate të shpeshta brenda partisë, të cilat, siç tha, zyrtarët e mëparshëm të partisë i kanë vendosur në plan të dytë. Ajo ka theksuar se ka marrë mbështetje nga disa ish-funksionarë partiakë, por siç tha ajo nuk do të keqpërdorte emrat e tyre.

Drejtori aktual i ZZHIT, Jovan Despotovski, në mënyrë simbolike dje para Muzeut të Qytetit të Shkupit e dorëzoi kandidaturën për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, duke dërguar mesazh se partia është në një situatë të rëndë dhe ka nevojë për një fillim të ri.

“LSDM gjendet në një situatë shumë të rëndë dhe LSDM ka nevojë për një fillim të ri. Atë që e publikuam sot një program të ri për LSDM të re. Besojmë edhe se do të bëjmë përpjekje që gjithë programi ynë, gjithë ekipi ynë do të punojë në atë njejtë si Shkupi, arriti të ngritet nga hiri, të rindërtohet dhe të bëhet qytet i bukur, ashtu edhe LSDM sërish do të fillojë dhe do të jetë parti e re e cila do të bashkojë, jo vetëm anëtarët e saj, por do të jetë parti e të gjithë qytetarëve”, tha Despotovski.

Despotovski u bëri thirrje kundërkandidatëve të tij së bashku të bëjnë përpjekje për proces zgjedhor korrekt në parti, sepse, siç tha, vetëm me proces të pastër zgjedhor Lidhja Socialdemokrate do të mund të hyjë në një proces të ndërtimit të sërishëm.

Procedura e aplikimit ka nisur më 31 maj dhe vazhdon edhe sot. Zgjedhjet e brendshme partiake janë shpallur me vendim të Këshillit ekzekutiv dhe do të mbahen më 30 qershor të këtij viti.

Ndërkohë, me vendim të Këshillit qendror, më 9 qershor do të mbahet Kongresi i përgjegjshëm, në të cilin krahas analizës së arsyeve të rezultatit të zgjedhjeve, Këshilli qendror do të propozojë edhe ndryshime në Statutin e partisë, gjegjësisht mandati i kryetarit të zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake do të jetë katër vjet.

TË FUNDIT
2 orë
Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet
3 orë
Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)
3 orë
E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë
3 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
3 orë
Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

ME TE LEXUARA

11 orë
BBC: Tifozët e Shqipërisë bënë historinë në Euro2024
4 orë
Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë
14 orë
Mickoski njofton investimin e ri në energjetikë: Sigurohet rrymë për 100 mijë amvisëri, 630 punësime të reja
10 orë
Gjyqtarët kushtetues morën kërcënime nga ish-deputeti Samka Ibraimoski
4 orë
Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro
14 orë
Në Tetovë dhe Shkup ende po sanohen dëmet nga moti i ligë
10 orë
Taravari: Duhet të sjellim ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat, nuk ka nevojë për balancuesin kur kemi ligjin

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Menduh Thaçi: Në momentin që largohemi nga tavolina e dialogut, Maqedonia destabilizohet

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

E zbulon MPB-ja! Kërcënimet ndaj gjykatësit kushtetues, i ka bërë një ish deputet në Kuvendin e RMV-vë

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Shteti ju siguron bursa për studime jashtë vendit, por jo dhe punësime

auto_korrupsion1511207587

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Screenshot_11-28-780x439

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Energjinë në Maqedoninë e Veriut

Von der Leyen, Costa dhe Kallas

Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

INFO

NA NDIQ