Taulant Xhaka bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti i njohur, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë quajtur Maleya.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Xhaka, duke postuar një foto të vogëlushes së porsalindur në Instagram.

“Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya, 23.07.2022”, ka shkruar futbollisti krahas fotografisë.