“Babait i ra tensioni keq në stadium kur shënova gol me Çekinë”! Taulant Seferi tregon dramën e emocioneve: Piu ilaçe, i thashë të mos vijë më…

ina-online
ina-online

25/10/2023

Taulant Seferi është lojtari i cili arriti të shënonte dy gola kundër çekëve dhe ngriti peshë tifozët e Shqipërisë. Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë”, lojtari tregoi edhe dashurinë e madhe që ka për fanellën kuqezi.

Përjetimi është i madh, fryma e ardhur nga babai i tij me rritjen me atdhedashuri ka ndikuar së tepërmi te Taulanti që përpara Kombëtares tonë, nuk vendos askënd tjetër. (Videon e plotë të intervistës e gjeni më poshtë)

“Unë kam kaluar të gjitha grupmoshat e Maqedonisë së Veriut. Kam pasur edhe ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares së tyre A. Madje, me thënë të drejtën, presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoni më tha se do të isha edhe kapiteni i tyre nëse do të shkoja. Por zemra ime është me Shqipërinë dhe nuk mund të vishja një fanellë tjetër përveç asaj shqiptare. Do ta kisha pritur gjithë jetën Shqipërinë dhe nuk do të lëvizja në asnjë Kombëtare tjetër. Më thënë të drejtën këtë emocion nuk ta jap as Spanja, as Gjermania dhe as Zvicra. Kur sheh gjithë ata tifozë, himnin kombëtar, nuk kam fjalë më, po më bëhet mishi kokrra tani që flas. Nuk luaja për asnjë Kombëtare tjetër.

Dua të them të vërtetën. Berberi i Kombëtares, ka qenë afër familjes time në stadium. Më tregoi se babai im filloi duke qarë dhe i kishte rënë tensioni kur unë shënova me Çekinë, pastaj kishte marrë një pilulë, që të qetësohet, se nuk kishte qenë fare mirë aty. Më pas ma tregoi edhe familja ime, e kanë parë të gjithë tifozët aty. I thashë babit me humor: “Mos hajde më në stadium, se do të biesh në ndonjë moment dhe kam frikë se do të më ikësh”, tha Seferi. /Sport Ekspres

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fifa

Presidenti i FIFA-s: Messi shpresoj të luajë në Boterorin e ardhshëm

Messi Mesi Inter Miami

Presidenti i FIFA-s: Messi shpresoj të luajë në Boterorin e ardhshëm

Rennae Stubbs

Kjo grua ia përplas fytyrës, serbët të nervozuar

Armando Broja

Armando Brojës i kërkohet ta përshkruaj Ronaldon me tri fjalë, shqiptari befason me përgjigjen

Mbappe

Real Madridi me ultimatum për Mbappen

mario balotelli

Balotelli parashikon Grupin B, aty ku është Shqipëria

rocco Vata

I përfundon kontrata në mars, tre klube italiane pas lojtarit shqiptar

Pep Guardiola

Guardiola optimist se Manchester City do ta fitoj sërish Premierligën

messi

Lionel Messi zgjidhet atleti i vitit 2023

INFO

NA NDIQ