Tayna në të njëjtën skenë me Ledrin, ja çka i thotë publikisht

0

Ani pse ka publikuar vetëm dy projekte muzikore, këngëtarja po mirëpritet në skenë, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, ajo ka qenë e ftuar të performojë në një nga lokalet e Prishtinës, ndërsa bashkë me të ishte edhe Ledri Vula.

Në momentin kur doli në skenë, Tayna tha se po ndjehej si në shtëpi, por kishte edhe disa fjalë për Ledrin.

“Edhe ti po më pëlqen se qenke veshur zi”, i drejtohet reperja Ledrit, duke bërë që publiku të brohorasin.

Kujtojmë që dyshja janë parë bashkë ditë më parë bashkë me menaxherin e Ledrit, duke bërë fansat të dyshojnë që së shpejti mund të shohim një duet së bashku.

Megjithatë mbetet të shihet nëse do të ketë duet mes Ledrit dhe Taynës.