Tayna publikon këngën e re “Taka”, vërshohet nga komentet negative

Këngëtarja e “Sony Music”, Doruntina Shala ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor i cili mban titullin “Taka”.

Vetëm katër javë prej publikimit të këngës “La Boca” në bashkëpunim me reperin algjerian, L’Algérino, Tayna ka befasuar audiencën me një stil të të kënduarit më ndryshe nga ç’e kemi parë dikur.

Ky stil “më ndryshe” i këngëtares nuk është se po pëlqehet fort nga audienca, pasi vetëm pak minuta pas publikimit të këngës në kanalin e “Friends Entertainment”, ajo është vërshuar nga komentet e panumërta negative.

24-vjeçarja nga Prizreni e cila po tenton që të paraqitet para publikut si një vajzë me rite latine e braziliane, u pa të jetë frymëzuar nga Cruella, karakteri i filmit më të ri të Craig Gillespie, e cila njihet shkaku i veshjes bardh e zi, njëlloj si lëkura e dalmatëve, shkruan ATV.

“Sun rrin me mu nëse nuk kom interes” është vetëm një frazë që bie në vesh nga krejt pjesa tjetër e këngës ku për 2 minuta e 52 sekonda fjala “taka” përmendet 80 herë rresht.

Se kënga është irrituese e thonë vet komentuesit të cilët në shumë raste ia kanë përmendur fillimet e karrierës kur emri i saj përmendej vetëm për hite./ATV/