Të dhënat e fundit, SHBA-ja më e fuqishmja në botë – ku renditet ushtria e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë

INA
INA

19/01/2024

SHBA-të kanë ushtrinë më të fortë në botë, ndërsa Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria gjenden më poshtë në renditjen e raportit të fundit të portalit “Global Firepower” për vitin 2024.

Lista e portalit “Global Firepower” rendit gjithsej 145 vende dhe territore në bazë të fuqisë së tyre ushtarake dhe faktorë të ndryshëm janë marrë parasysh gjatë krijimit të listës.

Maqedonia e Veriut si antëtare e NATO-s, sipas Global Firepower renditet në vendin e 110 për nga forca ushtarake.

Për vitin 2024, Kosova renditet e 135 nga 145 vendet të renditjes vjetore. Megjithatë, Kosova nuk ka publikuar shumë të dhëna sipas portalit, dhe kjo ka bërë që të renditet kaq poshtë.

Shqipëria, edhe pse anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, zë pozitën e 90 në glob.Sipas të njëjtave të dhëna, në vend të dytë për nga fuqia ushtarake është Rusia dhe në vendin e tretë Kina. Pasohet nga India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Pakistani dhe Italia.

Gjersa dy vendet që janë në luftë, Izraeli është në vendin e 17-të dhe Ukraina e 18-ta.

Sa i përket rajonit tonë, Serbia kryeson për nga fuqia e ushtrisë dhe është në vendin e 56-të. Pas saj është ushtria e Kroacisë, e cila është në vendin e 66-të.

Bosnje-Hercegovina gjendet në vendin e 116-të dhe Mali i Zi zë pozitën e 129-të.

Ndryshe, Benini, Somalia, Surinami, Moldavia dhe Butani janë në fund të listës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

divorc tradheti

Rajoni i Tetovës: Vitin e kaluar 482, para dhjetë viteve tri herë më pak divorce!

bojan mariciq maricic

Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane

policia-714x420

Ndalohet një 34-vjeçar nga Shkupi, po transportonte ilegalisht imigrantë

INFO

NA NDIQ