Të dhënat pas tërmetit, ja sa pallate, shtëpi e hotele janë dëmtuar (LISTA)

0

Zyra Operacionale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore që drejtohet nga ministri në perimetrin e zonave të prekura, Bledi Çuçi jep disa të dhëna për pasojat e tërmetit që ndodhi më 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë. Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë: Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2), Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34), Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248), Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1), Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7), Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9), Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë), Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë), Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1). Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje: Të evakuuar:……………………3224, Hotele:……………………………1961, Çadra:…………………………….964, Qendra sociale:………………..867, Familje:………………………….2525.
Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura. Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159. Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim: Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave: Durrës – 9 objekte, Thumanë – 8 objekte. Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë. (INA)