Të enjten nisin zgjedhjet për PE, evropianët përcaktojnë rrugëtimin e BE-së

Picture of ina-online
ina-online

03/06/2024

shkruan Naser Pajaziti

Nga e enjtja e deri të dielën rreth 370 milionë votues në Bashkimin Evropian do të votojnë për zgjedhjen e përbërjesë s re të Parlamentit Evropian (PE).

Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Unionin, pasi që Parlamenti së bashku me qeveritë e shteteve anëtare do të formësojnë politikat e Bashkimit Evropian për pesë vitet e ardhshme.

Holandezët janë të parët që shkojnë, të enjten më 6 qershor, çekët votojnë të premten dhe të shtunën, të shtunën janë zgjedhjet në Letoni, Maltë dhe Sllovaki dhe në të gjitha vendet e tjera anëtare zgjedhjet janë të dielën më 9 qershor.

Do të zgjedhen 720 deputetë, 15 më shumë se në përbërjen e kaluar. Numri i përfaqësuesve nga çdo shtet anëtar përcaktohet sipas numrit të banorëve, sipas parimit të të ashtuquajtur “proporcionaliteti degresiv” – sa më shumë banorë të ketë një vend, aq më shumë vota nevojiten për të zgjedhur një përfaqësues apo eurodeputet.

Traktati i BE-së parashikon që një vend mund të ketë maksimumi 96 eurodeputetë (Gjermania) dhe minimumi 6 (Qipro, Luksemburg, Maltë).

Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen vetëm pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjitha shtetet anëtare, të dielën pas orës 23:00.

Grupet përfaqësuese apo parlamentare në Parlamentin Evropian nuk janë të organizuara sipas shtetësisë së përfaqësuesve, por sipas përkatësisë së tyre politike.

Për të krijuar një grup përfaqësues nevojiten të paktën 23 përfaqësues nga të paktën një e katërta e shteteve anëtare, pra nga shtatë shtete. Përbërja e fundit parlamentare kishte shtatë grupe parlamentare. Por ka eurodeputet që nuk i përkasin asnjë grupi përfaqësues dhe veprojnë si të pavarur.

Në 25 vitet e fundit, që nga zgjedhjet e vitit 1999, si grup më i madh parlamentar kanë qenë Demokristianët, të mbledhur në Partinë Popullore Evropiane (EPP). Në 20 vitet e para, nga zgjedhjet e para evropiane në 1979 deri në 1999, dominuan socialdemokratët. Këto dy grupe politike patën një shumicë absolute deri në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, kur e humbën atë dhe në mbledhjen e fundit iu desh të mbështeteshin te grupi i tretë përfaqësues më i fortë, Liberalët. Maxhorancës së re iu bashkuan shpesh të Gjelbërit, të cilët, ashtu si liberalët, bënë një kërcim të madh në zgjedhjet e 2019-ës.

Sondazhet zgjedhore për këto zgjedhje parashikojnë ngritjen e së djathtës së fortë dhe ekstreme, ndërsa liberalët dhe të gjelbërt pritet të humbasin ndikimin.

Sipas sondazheve një javë para votimeve, partitë e ekstremit të djathtë në Francë dhe Gjermani kanë shënuar rezultate të mira në sondazhet para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Partia e ekstremit të djathtë të Francës Rally National (RN) është në krye në një sondazh të opinionit publik të publikuar të dielën, me Alternativën për Gjermaninë që vjen e dyta në një sondazh të ngjashëm.
Në të dyja rastet, partitë e ekstremit të djathtë janë përpara partive në pushtet në Gjermani dhe Francë, dy vendet anëtare më me ndikim të BE-së, ndërsa sondazhet tregojnë se e djathta ekstreme është në rrugën e duhur për të fituar disa shtete të tjera anëtare në zgjedhjet e 6 dhe 9 qershorit.
Parlamenti i ri Evropian, së bashku me qeveritë e BE-së, do të vendos për ligjet që lidhen me politikat e përbashkëta evropiane dhe tregun e BE-së prej gati 450 milionë banorësh.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ndikojë edhe në emërimin e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian, i cili është dega ekzekutive e bllokut dhe ka fuqinë e vetme për të propozuar ligje të reja të BE-së.

Ndërkohë që ende nuk ka një kërkesë formale për një gjë të tillë, grupi politik fitues i zgjedhjeve do të ketë argumentin më të fortë se kryetari i ardhshëm i Komisionit duhet të vijë nga radhët e tyre.

Parlamenti i ardhshëm Evropian do të vendosë së bashku me qeveritë e BE-së për buxhetin e ardhshëm të BE-së për 2028/2034.

Buxheti i mandatit të ardhshëm afatgjatë mund të rritet dhe natyrisht do të duhet të ndryshojë përsa i përket prioriteteve të shpenzimeve, për të marrë parasysh zgjerimin e mundshëm të BE-së për të përfshirë Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarët dhe qeveritë e BE-së thonë se blloku duhet të ndryshojë politikën e brendshme bujqësore dhe mënyrën se si i mbështet anëtarët e tij për të barazuar standardet e jetesës në të gjithë bllokun përpara se të pranojë vende të tjera, veçanërisht ato të mëdha si Ukraina.

Shumë thonë gjithashtu se BE-ja duhet të ndryshojë gjithashtu mënyrën se si merr vendime, duke zvogëluar nevojën për unanimitet nëse anëtarësohen më shumë vende.

Nëse këto reforma propozohen në pesë vitet e ardhshme, atëherë parlamenti do të ketë një rol vendimtar në ndryshimin e tyre.(INA)

TË FUNDIT
1 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
13 orë
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
2 ditë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
2 ditë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
5 ditë
Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

ME TE LEXUARA

2 ditë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
13 orë
Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja
1 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

spanja

Sot votohet nisma e “Junts” katalunas për njohjen e Kosovës nga Spanja

biden-trump

Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?

haxh-meke

Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

Borell

REL: Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

korona-virusi

​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

haxh-meke

Temperatura ekstreme 50 gradë C, mbi 550 pelegrinë ndërrojnë jetë në Mekë

raketa-berthamore

Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO, vendet e tjera dhe Rusia?

INFO

NA NDIQ