“Të fala…”/Loredana dhe Jozi rikthejnë tensionet me postime plot kunja për njëri-tjetrin…

Picture of Ina Online
Ina Online

26/10/2025

Loredana dhe Jozi, dy nga emrat më të komentuar të edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas disa postimeve që ndjekësit i kanë interpretuar si “kunja” të ndërsjella pas ndarjes së tyre.

Gjithçka nisi me një “Instagram Story” nga Jozi, i cili publikoi një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem”, të shoqëruar me mbishkrimin:
Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.

Ky mesazh u pa menjëherë si një thumb ndaj ish-partneres së tij, veçanërisht pasi vetëm pak ditë më parë, Loredana kishte deklaruar në emisionin “Shqipëria Live” se Jozi ka qenë i vetmi partner që ka pasur gjatë këtij viti.

Por duket se reagimi i Loredanës nuk vonoi. Vetëm pak orë pas postimit të Jozit, ajo publikoi një foto të re, e shoqëruar me një fjali që u lexua si përgjigje e drejtpërdrejtë:

Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës.

Ky mbishkrim shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit e interpretuan si një mesazh të qartë jo vetëm për Jozin, por edhe për partneren e tij aktuale – një vajzë jashtë botës së famës, për të cilën ai kishte folur më herët publikisht.
Marrëdhënia mes Loredanës dhe Jozit, e cila lindi brenda shtëpisë së “Big Brother”, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të dinamikës së tyre të fortë dhe përplasjeve të hapura.
Edhe pse të ndarë prej kohësh, duket se historia mes tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË