Protestat nuk po ndalen në Serbi, Vuçiq si i mashtroi serbët para zgjedhjeve?!

0

Vuçiq u tha serbëve se Serbia s’ka raste të shumta me Coronavirus dhe mund të organizojë zgjedhje lirisht. Pasi fitoi, doli tha se Serbia duhet të futet në shtetrrethim sepse është shumë e rrezikuar nga virusi. Këtë s’po mund ta gëlltisin dot serbët, prandaj po protestojnë që katër ditë rresht.
Mijëra njerëz janë mbledhur për të katërtën natë me radhë para parlamentit serb në Beograd për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga partia e Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi.

Njerëzit janë tubuar me mijëra në qendër të qytetit, përkundër një vendimi të Shtabit të Krizave për të ndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave.

Për dallim nga netët e kaluara, mbrëmë protesta ka eskaluar tepër shpejt – eskalim që ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së huliganëve, shkruan gazeta serbe Danas.

Pas orës 22:00, diku tre orë pasi kishte filluar protesta një grup demonstrues filluan të provokojnë policinë dhe të hedhin gurë dhe pishtarë.

Në një moment, ata arritën të arrinin në hyrje të Kuvendit të Serbisë.

Përleshja mes policisë e protestuesve ka lënë edhe raporter të lënduar.

Në orët e vona, policia ka filluar të hedhë gaz lotsjellës.

Protestat përveç në Beograd janë mbajtur edhe në qytete tjera të Serbisë.

Serbët kanë filluar të protestojnë pasi në një njoftim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror serb, presidenti Aleksandër Vuçiq, u tha qytetarëve se mbase Serbia do të duhet të futet në shtetrrethim, për ta luftuar Coronavirusin, sepse po regjistron shifra të mëdha.

Ndërsa deri sa u mbajtën zgjedhjet në Serbi, qeveria thoshte se Serbia po e menaxhon shumë mirë dhe ka shumë pak raste me virus.

Tani shkruan Danas njerëzit po ndjehen të gënjyer dhe të tradhtuar nga qeveria e tyre dhe po e shprehin me protestë.

Çfarë ka nxitur pastaj numër të madh të njerëzve të dalin është dhuna që po ushtron policia ndaj protestuesve.