Të gjitha HESHTJET e Ali Ahmetit!

Picture of Ina Online
Ina Online

27/03/2025

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Një strategji të cilën e ka përdorur Ali Ahmeti, ka qenë HESHTJA, të cilën e ka shfrytëzuar në situata më të vështira politike për shqiptarët. Thonë që HESHTJA është flori, por jo në politikë dhe në rrethana ku janë qenë shqiptarët. Në politikë heshtja paraqet irritim të masës dhe demonstrim të papërgjegjësisë ndaj atyre që ta kanë dhënë mandatin për t’i përfaqësuar politikisht. Mirëpo, këtë strategji e përdorin zakonisht politikanët në situate të caktuara, kur nuk dinë “nga t’ia mbajnë”.

Heshtjet e Ali Ahmetit në Maqedoninë e veriut, kur janë në pyetje shqiptarët, paraqesin një mozaik nekrologjie, sepse janë të shoqëruar me pasoja të papërshkrueshme. T’i paraqesin disa kronologjikisht…

Ali Ahmetit, HESHTI, kur Marrëveshja Kornizë e Ohrit, u degradua gjatë bisedimeve edhe pse disa nga deputetët e atëhershëm të PPD-së, me qënrimet e tyre, nuk lejuan të bëhet “Pazar” të cilin Ahmeti në HESHTJE e miratoi, ndërkohë që ne sot, po i ndjejmë pasojat, si çështja e gjuhës, flamurit kombëtarë, statusi i ushtarëve të UÇK-së, perfaqesimi i shqiptareve ne institucione etj.

Ali Ahmeti, HESHTI, kur ndodhën rastet me viktima ndër shqiptarët, sic është rasti i “Sopotit”, “Brodecit”, “Radishanit”, “Monstra”, “Lagjja e Trimave” etj…

Ahmeti, HESHTI, edhe në rastin e vrasjes së bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë, si Isa Likës, Harun Aliut, Komandant Shqiponjës etj. Çuditërisht, përveç heshtjes në këto raste, ai nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit të të tre komandantëve, biles edhe nuk ishte për t’i ngushëlluar familjet e tyre.

Bile-bile heshtjen e praktikoi si strategji, edhe ndaj arrestimeve të fundit të bashkëpuntorëve më të ngushtë, si gjatë arrestimit të ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ejup Rrustemi, akuzave dhe arratisë së Artan Grubi, etj. Dhe shumë heshtje tjera të cuditshme, për të cilat nëse jo opinionit, anëtarësisë së BDI-së ia kishte borxh, të paktën të thotë publikisht një fjalë në formë shpjegimin ose sqarimi eventual.

Por, pse HESHT, Ali Ahmeti?

Përgjigjja më e lehtë dhe më e shkurt do të ishte se ai: “nuk ka kapacitetin e nevojshëm, as intelektual dhe as politikë, për t’i menaxhuar” ato situata dhe moment, sa komplekse dhe po aq të vështira! Por nëse i futshesh në thellësi analizës, vjen te ajo fjalia e famshme e ish funksionarit të lartë komunistë të Kosovës Rrahman Morinës: “një dreq i vogël është këtu…”

Dhe si duket ky “dreqi i vogël i Rrahmanit”, po vazhdon të jetë i pranishëm te këto heshtjet e sotme të pakuptimëta të Ali Ahmetit?!

Pse po HESHTË Ali Ahmeti? Kush po e detyron të HESHTË? Bile shpeshherë të lind pyetja: “Kush po e detyron të heshtë atë”, madje edhe në momentin kur bashkëpuntorët po i arrestohen ose pse heshti dje ku iu vranë shokët në rrethana misterioze madje ende të pasqaruara? Pyetje të lehta që kërkojnë përgjigje “të rënda”, port ë domosdoshme…

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË