Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë të hapura, krejt çka ndodhi sot

Picture of INA
INA

08/09/2024

Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë hapur për qarkullim të plotë dhe të papenguar, pasi u larguan të gjitha bllokadat në pjesën serbe të kufirit të shtunën pasdite.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë hapur dy pikat kufitare që autoritetet kosovare i kishin mbyllur të premten mbrëma, në Bërnjak dhe Merdar.

Pikëkalimi në Jarinje u hap mëngjesin e së shtunës.

Rihapja e tyre vjen pasi shoqatat serbe i hoqën të gjitha bllokadat që i kishin vendosur të premten pasdite për të protestuar kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, tha Sveçla në Facebook.

Dragisha Miriq, kryetar i Shoqatës Koreni në Serbi, njoftoi të shtunën pasdite se bllokada në Merdar është hequr.

Miriq tha se shoqata e tij do të presë deri më 1 tetor për plotësimin e kërkesave të tyre nga autoritetet kosovare dhe paralajmëroi bllokadë të re kufitare, nëse kërkesat e serbëve nuk plotësohen.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

Vendimet e Qeverisë Kurti janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve.

Por, Qeveria e Kosovës thotë se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

TË FUNDIT
20 orë
Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën
2 ditë
Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë
2 ditë
Shtyhet përsëri pa afat hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
3 ditë
"Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik", reagon kryetari i komunës kroate
3 ditë
Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit

ME TE LEXUARA

20 orë
Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën

LEXO MË SHUMË

eu pasport kontrolla be kufi bashkimi evropian pa viza

Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën

Erdogan Vucic

Erdogan në Beograd: Marrëdhëniet me Serbinë janë në kohë të artë

eu pasport kontrolla be kufi bashkimi evropian pa viza

Shtyhet përsëri pa afat hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE

vucic

“Kush e ftoi çetnikun në Dubrovnik”, reagon kryetari i komunës kroate

aleksandar arsenijeviq

Përmes protestës së sotme, serbët kërkojnë lirimin e Arsenjeviqit

vucic

Gazetari malazez thotë Republika e Kosovës, Vuçiq nervozohet dhe i drejton gishtin: Mos më ndërprisni

vershimet bosnje

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Ibro Berilo

Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

cifti jabllanica

Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë

INFO

NA NDIQ