Ageler: Politika të mos ndërhyjë në zgjedhjen e prokurorëve dhe gjykatësve…

Të gjithë ata që bëjnë presione, kërcënime apo marrëveshje korruptive në drejtësinë e Maqedonisë, duhet të thirren në përgjegjësi, për TV 24, thotë ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler.

E pyetur se si e komenton faktin që Maqedonia po përballet me një sërë skandalesh në gjyqësor, Ageler thotë:

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një sektor të pavarur të drejtësisë në të cilin pozitat plotësohen me një proces meritor, transparent, qoftë në prokurori, gjyqësor apo në ndonjë institucion tjetër publik. Nuk ka vend për ndërhyrje politike në këto procese. Ata që do të ndërhynin përmes presioneve, kërcënimeve apo marrëveshjeve korruptive të derës së pasme duhet të vihen në dukje dhe të mbahen përgjegjës nga njerëzit e këtij vendi”, tha diplomatja amerikane.(INA)