“Të gjithë bëjnë hajgare”

0

Muhamed Halili, intervistë e vitit 1993 me korrespondencë e kushtëzuar nga ai të botohet teksti integral. Përkundër shumë rezervave ka vetëm një arsye profesionale të veprojmë kështu joprofesionalisht dhe të pranojmë bisedë me këto kushte: opinioni publik, megjithatë, ka të drejtë të dijë se si mendon zoti Halili, dhe të gjykojë nga sjellja e tij, në kohën kur gazetarit i është shkurtuar e drejta të bisedojë “live”.

  • Ju, zoti Halili, disa ditë më parë e arsyetuat aspektin formal të pranisë suaj në seancën e fundit të KSBE-së në kuadër të delegacionit të Shqipërisë. Aspekti thelbësor është qëndrimi i juaj i qartë se Maqedonia nuk duhet të bëhet anëtare e KSBE-së. A është ky një qëndrim zyrtar partiak i PPD-së apo qëndrim i Juaj?

 

Sa i përket kësaj pyetjeje mendoj se gabim më i madh i të gjithë atyre që më kanë pyetur deri tani  është përshtypja e tyre se unë këtë e kam bërë krye më vete. Mos mendoni se ne jemi parti  aq joserioze sa ti lejomë çdokujt kur ti kujtohet, aty për aty, t’i ndryshojë qëndrimet partiake që kanë të bëjnë me shumë çështje nga jeta jonë? Mua më mbetet dilema se nga vjen dyshimi Juaj, por edhe dyshimi I gazetarëve tjerë, se një akt i tillë ka qenë një veprim krye më vete i një koordinatori të grupit parlamentar.Poqese keni degjuar qëndrime tjetër fare nga ai zyrtar, atëherë ndjejë nevojën e një sqarimi më të detajizuar.

  • PËRKRAHJE PËR PRAGËN

Pas kthimit tim nga Praga në nivelin partiak, ne nivel te Grupit parlamentar dhe ministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë patëm një mbedhje të zgjëruar. Raporti im fitoi përkrahjen e 99% të të pranishmëve dhe me këtë rast një nga të pranishmitë deklaroi se ndoshta kjo “ është një politikë dyfytyrëshe”. Poqese keni patur mundësi në disa qarqe të dëgjoni dënimin e një veprimi të tillë, atëherë kjo nuk më habit. Është krejt normale përfaqsuesit e ideologjisë së ish LKM-së të shprehen më ndryshe nga vetë fakti se me decenie kanë shërbyer si robotë të cilët para botës kanë qenë të obliguar ti përsërisin të njejtat sintagma: “shqiptarët janë plotësisht të barabartë me të tjerët” dhe se lufta politike e shqiptarëve të Maqedonisë është vepër e “ nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar” . Për shërbime të këtilla shteti maqedonas, gjegjësisht ju-federata kishte shpërblime të posaçme, të ëmbëla: shpërblime të përjetëshme. Unë nga politika e LKM-së “pata sukses” vetëm të mos më zgjedhin si këshilltar pedagogjik për frëngjishten për shkaqe të ideologjisë dhe nuk kam asnjë obligim moral të jem rob i asaj ideologjie, por kam obligim t’u shërbejë interesave të popullit tim, të cilat interesa janë identike me ato të maqedonasve dhe nuk janë drejtuar kundër askujt. Unë fare nuk jam i bindur se maqedonasit nuk duan barazi me shqiptarët dhe të tjerët, edhe pse politika zyrtare gjithnjë këtë e ka afirmuar.

 

  • BISEDIME TË DYSHIMTA

 

 

  • Ata që i vështrojnë fenomenet, praninë Tuaj në delegacionin shqiptar dhe qëndrimin Tuaj se Maqedonia nuk duhet pranuar në KSBE e interpretojnë si edhe një tentim për internacionalizimin e çështjes shqiptare në Maqedoni. Përse edhe një tentim? Athua nuk mjaftojnë bisedimet ose negociatat tripartiake (kush si i quan ato) seanca e fundit e së cilave u mbajtë në Gjenevë? A (nuk) jeni të kënaqur nga rrjedha dhe rezultatet e këtyre bisedimeve?

 

Përse edhe një tentim? Çështja shqiptare tashmë është e internacionalizuar. Unë jam i bindur se tash hapen dosiet edhe të shumë përpjekjeve tjera dhe ky tentim nuk ka të mbesë i fundit. Megjithate, mendoj se është mirë që ju flisni për negociata apo bisedime tripalëshe. Unë jam angazhuar për bisedime ose negociala dypalëshe: mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe jo negociata mes Qeverisë dhe PPD-së e PDP-së. Çdo të ndodhë, për shembull, poqese përfaqsues i Qeverisë është një ministër shqiptar, përderisa përfaqsues i PPD-së një bashkëpartiak i tij? Poqese këta dy pajtohen për çdo gjë athua Qeveria do ta nënshkruaj këtë marrëveshtje? Pikërisht për këtë mendoj ( gjithnjë kështu kam menduar!) se ato bisedime janë të pafrytëshme dhe si të tilla duhet të ndërpriten.

Poqese e keni vërejtur pak më parë VMRO-DPMNE ngriti pluhur kundër atyre bisedimeve, por pasi i morrën udhëzimet nga vëllezërit e tyre të LSDM-së, heshtën. Me siguri se atyre u kanë thënë (ky është spekulimi im): heshtni, ju e dini se ne  bëjmë hajgare me PPD-në dhe PDP-në. Por, pas këtyre ngjarjeve unë nuk e kam të qartë tash athua Qeveria bënë hajgare me PPD-në dhe PDP-në, ose e kundërta PPD dhe PDP bëjnë hajgare me Qeverinë. Ose e kundërta zoti Arhens bënë hajgare me të dy palët?

  • KOALICIONIM  DYFISHTË

 

  • Disa ditë më parë, poqese mirë e kemi kuptuar, nga Grupi parlamentar i PPD-së mundej të dëgjohej se partia e Juaj nuk është e kënaqur nga partneriteti koalicionar me LSDM-në me Forcat reformuese-partia liberale,dëgjohej se ju shërbeni si dekor, se koalicioni nuk ka platformë etj, etj. Dëgjohej edhe ajo se prej këtu burojnë problemet, gjegjësisht mos zgjidhja e problemeve të cilat i hapni me ritmin të cilin e dëshironi. Kjo,për shembull, u pa edhe në kundërshtitë me motivet e banknotave të reja maqedonase gjatë së cilës PPD kishte qëndrim në kundërshtim me Qeverinë përderisa ministër i financave në të njejtën qeveri është anëtar i partisë tuaj. Cili është pozicioni i PPD-së në këtë qeveri dhe si mendoni ti  tejkaloni këto mosmarrëveshtje?

 

 

Është krejtësisht e qartë se LSDM dhe liberalët nuk kanë llogari të nënshkruajnë koalicion me PPD-në. Ata e shfryt[zuan një dobësi tonën dhe tani Qeveria funksionon si qeveri ekspertësh, edhe pse në opinion i thonë  partiake.Ata që pranuan të bashkëpunojnë me ne e kanë ditur se cilat kanë qenë kërkesat tona. Ata nuk kanë nënshkruar ndonjë platformë sepse e kanë ditur se koalicionimi është një përmbledhje të interesave të dyfishta. Këto dy parti i realizojnë interesat e tyre ekonomike përderisa neve na frikësojnë me nacionalizmin e VMRO-DPMNE, përderisa kur bëhet fjalë për interesa kombëtare shqiptare  VMRO-DPMNE-në e frikësojnë me “irredentizmin shqiptar” Koalicionim i dyfishtë!

Kundërshtimi rreth motiveve të banknotave të reja maqedonase nuk është i tashëm. Nuk është e rastit që në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë një nen i plotë i është kushtuar Kishës orthodokse maqedonase. Tash po dëshmohet se ajo kishë ka pasur objekte të saja të lashta. Rrënjët janë të lashta. Nga ana tjetër ne me këte nuk ishim kundër kishës, në parim ishim kundër objekteve fetare, sepse megjithate jemi një shtet laik. Dhe, kur dikush ka vendosur për ato objekte, është dashur të dij se të atillë ka edhe në anën tjetër. Por si duket këtu pengesa më e madhe ka qenë minareja, sepse ka qenë  shumë e lartë dhe si e tillë nuk ka mundur të fotografohet në letër të vogël!

  • DALLIMET NË PARTNERITET

 

  • A ka dallime brenda përbrenda PPD-së në shikimet e asaj  se athua dhe me të cilat kushte duhet të bëhet pjesmarrja në pushtetin ekzekutiv, a duhet dhe deri në ç’kufi të dobësohet pozicioni ndërkombëtar i Maqedonisë, a duhet dhe deri në ç’masë të radikalizohen kërkesat e PPD-së dhe mosmarrëveshtjet të ashpërsohen. Si është percepcioni i juaj për këto dilema?

 

Sigurisht se ka dallime në shikimet se a duhet dhe në çfarë kushtesh të participohet në pushtetin ekzekutiv. Për këtë kësaj i thonë pluralizëm, njerëzit ndryshëm por dobishëm të mendojnë dhe të sjellin vendime. Por, nga ju vjen percepcioni Juaj se dikush don ta dobësoj pozicionin  ndërkombëtar të Maqedonisë? Nga vjen percepcioni Juaj se pikërisht unë dua ta dobësoj atë pozicion? Poqese aludoni në praninë time në Pragë, atëherë gaboheni: unë kam qenë njëri nga 23 deputetët e mundshëm. Nga ana tjetër, propozimi i parë që koalicionimi të vehet në rend dite doli nga goja e zotit Aliti. Ne pamë një brengosje të thellë në fytyrën dhe fjalët e tia. Dhe atë e pranuam. Sot në grupin parlamentar me seriozitet dhe brengosje i shohim këto gjëra. Por, duhet pranuar se ka edhe të atillë të cilët veprojnë nga pozicione mbrojtëse: poqese shkojnë ministrat duhet të shkojnë edhe deputetët. Kjo nuk mund të pranohet dhe nga ky shkak: pozicioni i pjesmarrjes së deputetëve në Parlament shumë ndryshon  nga pjesmarrja në qeveri të koalicionit. Unë si deputet deri tash i përcolla tri qeveri. Kështu ndodh gjithkund në botë Për demokracinë parlamentare lidhja e koalicioneve është akt i lidhjes së kontratave për realizimin e interesave të ndërsjella. Neve na ngelë ti analizojmë interesat që deritash, për këto 8 muaj, i kemi realizuar. Nëse nuk shohim asnjë realizim, atëherë përse të jemi dekor i huaj?

Megjithate pjesmarrja në qeverinë e koalicionit nuk varet vetëm nga qëndrimi im, sadoqë ai të mos jetë në favor të qeverisë së tashme. Është reale të pritet respektimi i mendimit të shumicës, dhe atë parimisht.

Unë nuk shohë asnjë shkak rrënja eventuale e qeverisë ti radikalizojë çështjet. Nëse si radikalizim të gjërave e quani faktin se duhet realizuar kërkesat e shqiptarëve, atëherë çdo të thotë mosrealizimi i atyre kërkesave? Athua luftat kanë krisur nga shkaku se njerëzit kanë qenë të kënaqur nga statusi i tyre ose nga fakti se atat kanë qenë të pakënaqur? Athua pozita ndërkombëtare e Maqedonisë do të forcohet ose do të dobëseohet nëse brenda në shtet ka diskriminim në baza nacionale? Ju kujtohet se çndodhi me RFJ në KSBE? U përjashtua pikërisht për shkak të mospërfilljes së të drejtave kombëtare dhe qytetare. Kush garanton se nëse gjendja edhe më tej nuk përmirsohet, edhe ndonjë shtet tjetër nuk do ta gjejë i njejti fat?

P.S Intervista me koordinatorin e grupit parlamentar të PPD-së është realzuar nga Branko Geroski dhe botuar në të përditshmen “Vecer” më 15 dhe 16 maj 1993 pas kthimit tim nga Asambleja Parlamentare e OSBE (atëherë KEBS) në përbërje të delegacionit të Shqipërisë.