Te këmbët e Babës!

Picture of INA
INA

09/05/2025

Kimete Berisha

1. Memli Krasniqi e jep Kuvendin e Kosovës për Albulena Haxhiun, aq shumë e urren, më shumë seç e do veten!

– Pra, nuk është e vërtetë se Albin Kurti po e jep Kuvendin për Albulena Haxhiun!
– Atij i takon ta kandidojë për kryetare kë t’ia dojë qejfi, dhe për strategji e ka zgjedhur bash atë grua që Memlin e bën nervoz!

– Se, paska kujtuar Memli Krasniqi që ti tregojë Albin Kurtit e të marrë leje prej tij se kë duhet ta kandidojë që ia plotëson këtij qejfet!

– Jo.
Se nëse Albin Kurti ta plotëson këtë dëshirë ty, del nga politika!
– Se, nuk është aty për të t’i plotësuar dëshirat ty, por për të të bërë nervoz ty, siç po të bën.

– Prandaj, ky është qëllimi i Albin Kurtit, që ti Memli Krasniqi të thuash që ‘nuk të pëlqen Albulena Haxhiu’ aq shpesh të thuash e ta përsëritësh sa të dukesh ‘psikopat’ paranojak,
siç po dukesh, që i zgedh gratë e Vetëvendosjes, sipas shijes personale, thuajse po lyp nuse…!

– Pra, Memli Krasniqi sidomos (Se Bedri Hamza është person privat, i fshehtë, edhe e sheh edhe s’e sheh në të njëjtën kohë), po duket manjak.

– Sepse kauza e tij është kauzë e manjakut: është kauzë e pamoralshme dhe e sëmurë.

– Dhe pakëz qesharake.
A ka gjë më neveritëse se sa kur PDK që e quante Presidenten ‘notere e Albin Kurtit’, tash kërkon ndihmë nga Presidentja që ta luftojë Albin Kurtin.

– Po, nuk ka se si të bën çare ajo…
Se nuk rritesh me një vendim të Presidentes!
– As me përzgjedhjen e grave të huaja. Cilëndo grua të Vetëvendosjes ta zgjedhësh për ty ‘mirë’ s’është.

– Duhet të dalësh në zgjedhje!

– E unë jam e sigurt, një milion për qind, se Memli Krasniqi kurrë në jetë nuk e ka lexuar një libër, pas luftës hiç se hiç.
Sepse, është më i cekti dhe më i padituri në krejt skenën politike.
– Është në vendnumëro, si uji që nuk ecë.

2. Lumir Abdixhiku u bë Baba i Opozitës, çfarë thotë Lumiri bëjnë të gjjthë, edhe Lista Serbe!

– PDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe shikohen në pasqyrën e LDK-së.

– I ka idetë e mykura, por së paku veç Lumir Abdixhiku ka ide.
– Ideja e tij kryesore është ta imitojë ish Albin Kurtin, taktikën e tij ‘të refuzosh çdo gjë’.
Sepse, mendon se Albin Kurti u krijua nga ‘refuzimi’.

– Ama, LDK-së nuk i shkon refuzimi, por urtësia dhe durimi!
– Prandaj, mezi s’po pres të ndodhin zgjedhjet, për të votuar kundër LDK-së, që më së shumti është duke shkaktuar neveri, me një politikë të tubuar rreth të pasurve: që këta i thonë oligarki.

3. Ramush Haradinajn tash e kish rrokë gajla e kompanive të rrymës…
e kish marrë një detyrë të re, t’i përfaqësojë ‘milionerët strujagjinjë’, se s’kanë ata gojë ta përfaqësojnë veten.

– Unë po ju them se krejt e kanë për pare dhe për pushtet, se nuk e paramendojnë veten edhe për katër vjet, të sillen kafe më kafe, se opozitë s’kanë bërë për asnjë ditë.

4. Fatmir Limaj ka vazhduar të flas si hoxhë: ‘Bëni çfarë të them unë e mos bëni çfarë bëj unë’.

– Domethënë aq politikan është Fatmir Limaj sa nuk e di se me një gjest të vogël e bën dallimin nga…Lista Serbe.

5. Sot, për herë të parë në historinë e Republikës, Lista Serbe është plotësisht dakord me opozitën.

– I bashkon urrejtja ndaj Albulena Haxhiut…Ku-ku…çfarë kauze e mahnitshme?!

– E çfarë motivi ka Lista Serbe ta urrejë Albulena Haxhiun:
që ajo s’e ka votuar Gjykatën Speciale,
apo,
që ajo ka qenë kundër Asociacionit së tyre!

6. I djallëzuar apo jo, Albin Kurti ua ka marrë të gjitha argumentet..
prandaj sot dukeni në një foto të përbashkët, të gjithë të njëjtë, të mjerë, një grumbull meshkujsh që e urrejnë një grua mesatare, që s’është as e sherrit e as e hairit.

– Dukeni keq pra, bash ashtu siç ju ka projektuar Albin Kurti.

7. Duke lexuar ‘Zen- Arti i të jetuarit në thjeshtësi’, dy meshkuj po pleqnonin tek dritarja ime…
U mata u ç’mata dy herë të dalë t’u them ‘hey’, por u mjaftova duke i thënë vetes…’Çka i kisha…’, jo që ma prishnin qetësinë, por që flisnin si inxhe…!

P.S. Namaste.
E juaja, K.B.

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË