Të lindurit në mes të viteve 1980-1990, gjenerata më mbipeshë deri më tani

Personat që kanë arritur adoleshencën rreth vitit 2000, pritet të jenë gjenerata më mbipeshë që kur ka filluar regjistrimi i tyre.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ekspertë shëndetësor në Britani.

Duke u bazuar në trendet e popullsisë, më shumë se shtatë në çdo dhjetë persona të lindur në mes të fillimit të 1980’ve dhe të 1990’ve, do të jenë mbipeshë kur arrijnë moshën e mesme.

Në krahasim me gjeneratën që kanë lindur gjatë vjetëve pas Luftës së Dytë Botërore (baby boomer), vetëm gjysma prej tyre ishin mbipeshë në atë moshë.

Obeziteti në moshën madhore lidhet me 13 tipe të ndryshme të kancerit. /KlanKosova/