A do të luajë Neymar ndaj Realit? Ja përgjigjja e fundit nga Emery

0

I pyetur për gjendjen e lojtarit dhe nëse do të luajë kundër Realit, trajneri Unai Emery nuk ka mundur të japë një përgjigje pozitive duke ia lënë në dorë mjekëve. “Neymar a luan kundër Realit? Sot nuk mund të them dot as po as jo.

Sigurisht që unë dua të them një po të madhe por kjo varet nga gjendja e tij”, tha ai. Javën e ardhshme, PSG-ja dhe Real Madrid do të përballen në Paris pas ndeshjes së fituar nga madrilenët me rezultatin 3-1 në “Bernabeu”. Nëse Neymar mungon, PSG-së do t’i duhet të djersijë më tepër për të ëndërruar një rezultat pozitiv ndaj madrilenëve. /zëri/