Të martën publikohet çmimi i ri i energjisë elektrike që qytetarët do të paguajnë nga janari

ina-online
ina-online

25/12/2023

Propozimi për çmimin e ri të energjisë elektrike tashmë është tek Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE), pasi që të hënën e ka dorëzuar furnizuesi universal EVN Home.

Komisioni i cili udhëhiqet nga Marko Bislimovski duhet të japë vendimin dhe nesër (ditën e martë) të njoftojë nëse dhe sa do të rritet çmimi i rrymës, përcjell INA.

Përderisa çmimi i ri po zien dhe Bislimovski pretendon se nuk do të ketë goditje çmimi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u shpreh optimist dhe beson se rryma nuk do të shtrenjtohet.

Përkundër kërkesave të Elektrodistribucës dhe MEPSO-s për rritje prej 13.4 për qind dhe operatorit MEMO për gati 36 për qind, optimizmi i ministrit vjen nga të dhënat financiare që ka për kompanitë energjetike.

E reja është tarifa e aksesit në rrjet, e cila do të futet nga janari dhe që do ta paguajnë ata që kanë matës dhe nuk konsumojnë energji elektrike. Me këtë, pritet që një numër i madh i qytetarëve të zvogëlojnë sasinë për bartje dhe shpërndarje, e cila deri më tani ishte më e lartë se sa energjia e konsumuar për shumë njerëz. Në këtë mënyrë, thotë Bekteshi, do të vendoset drejtësi në shpërndarjen e kësaj kostoje.

Ministri i Ekonomisë Bekteshi bëri të ditur sot se për shkak të çmimeve të favorshme në bursa dhe gjendjes së mirë të prodhuesve vendas, nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike as gjatë vitit në vazhdim. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Pasaporta_Radhe_Prolet-780x470 (1)

Mërgimtarët “vërshojnë” sportelet e MPB-së, paguajn trefish për pasaportat

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

INFO

NA NDIQ