Të paktën 10 viktima nga sulmi me armë në Grac të Austrisë, mes tyre dyshohet se është edhe një vajzë nga Kosova

Picture of INA
INA

10/06/2025

Një sulm vdekjeprurës ka ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë. Burime të io bëjnë të ditur se nga ky sulm dyshohet se ka vdekur edhe një 13 vjeçare nga Kosova.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ky sulm është i tmerrshëm dhe se shkollat nuk duhet të jenë vende dhune dhe terrori.

“Ne mendojmë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme.

Lutemi për shërim të plotë të të plagosurve dhe për shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur kur një person ka shtënë me armë zjarri në një shkollë në Graz, ka konfirmuar policia austriake.

Mediat austriake kanë raportuar se 30 persona kanë mbetur të plagosur në të shtënat, mëngjesin e së martës në Graz të Austrisë.

I dyshuari për sulmin ishte ish-nxënës i shkollës.

15:00 – Në Graz të Austrisë të martën u raportua për sulm me armë.

Fillimisht, në mediat austriake u raportua për pesë të vrarë, por gazeta “Kronen Zeitung” tani raporton se numri i viktimave ka shkuar në tetë.

Dyshohet se sulmuesi ka hapur zjarr në dy klasë. Thuhet se ai u gjet më pas i vdekur në tualetin e shkollës.

Ai ishte nxënës dhe e thuhej se e konsideronte veten viktimë të bullizimit.

Përpos të vrarëve, raportohet se është edhe një numër dyshifror i të plagosurve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Austrisë, Gerhard Karner, raportohet se është rrugës për në vendin e ngjarjes.

TË FUNDIT

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

Mali i Zi përgjigjet Serbisë: Mbështetja për Kosovën nuk është kundër Serbisë

Të dënuarit nga Specialja do të vuajnë dënimin në Belgjikë

Real Madrid tenton sulmuesin që shënoi 21 gola

Juventusi konfirmon zgjatjen e kontratës së Igor Tudor deri më qershor 2027

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË