Të paktën 23 civilë janë vrarë në afërsi të Damaskut

0

Të paktën 23 persona civilë janë vrarë dje në enklavën kryengritëse Guta Lindore, në afërsi të Damaskut, nga të cilët numri më i madh kanë humbur jetën gjatë sulmeve ajrore ruse, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Sipas organizatës joqeveritare me seli në Londër, 18 civilë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore ruse në Misraba, ndërsa të tjerët në sulme të forcave qeveritare siriane në dy lokalitete tjera.

Mes të vrarëve janë tre fëmijë, 11 gra dhe një vullnetar i organizatës “Helmetat e bardha”, e cila punon në rajone kryengritëse. Dhjetëra persona janë lënduar.
Sipas drejtorit të Qendrës, Rami Abdelrahman, sulmet ajrore ruse janë orientuar drejt ndërtesave banesore në Misraba, e cila është nën kontroll të grupit Xhajsh al-Islam.