Të paktën tre të vrarë nga sulmet vetëvrasëse në Somali

0

Si pasojë e dy sulmeve vetëvrasëse në qytetin Baidoa të Somalisë, të paktën tre persona kanë humbur jetën, kanë raportuar autoritetet vendore.

“Si duket dy persona me jelekë shpërthyes kanë kryer sulme vetëvrasëse në dy restorante, kështu duke vrarë edhe tre civilë të tjerë”, ka thënë për Reuters, oficeri i policisë, Ali Aden, transmeton Klan Kosova.