Sonte do të ndodhin të papriturat në spektaklin e radhës të ‘Big Brother VIP Albania’, duke mbajtur të gjithë spektatorët në tension dhe intrigue.
Në këtë episod emocionues, të gjitha vajzat janë në nominim, pas vendimit të Kristës që ka dërguar vetën dhe disa prej konkurrentëve këtu, përfshirë Gertën, Rozanën, Eglin dhe Livian, për shkak të mungesës së përkushtimit ndaj pastërtisë dhe mirëqenies në shtëpi.
Kjo e bën situatën edhe më intriguese, duke lënë vend për dyshime mbi atë se kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet nga skena e madhe e BBVA.
Një nga momentet më emocionuese të natës është se një nga banorët do të përballet me emocione të lumtura si asnjëherë më parë. Çfarë do të ndodhë? Çfarë ndjesish do të sjellë ky moment? A do të shohim një ribashkim, një ditëlindje surprizë, apo ndoshta një propozim të papritur? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që fansat e spektaklit janë duke bërë.