Të pasurit me të madhe po i depozitojnë paratë e tyre në bankat e Zvicrës

INA
INA

19 Maj, 2023

Zvicra është e njohur si një nga vendet me ekonominë më konkurruese në botë, kjo falë sektorit të saj të lulëzuar të shërbimit, e veçanërisht atij financiar. Por çfarë e bën këtë vend qendrën e grumbullimit të thesareve të botës?

Nuk është rastësi që persona të pasur në mbarë botë, i besojnë bankave zvicerane ruajtjen e parave të tyre.Bankat në Zvicër janë të njohura për nivelin e lartë të sigurisë.

Persona të kamur nga e gjithë bota depozitojnë shuma marramendëse në llogaritë e tyre bankare të hapura në bankat zvicerane, kjo për faktin se Zvicra njihet për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, ndaj dhe konsiderohen si një vend i besueshëm për të ruajtur pasurinë.

Historia e bankave zvicerane lidhet me disa faktorë si neutraliteti, sovranitetin kombëtar, sistemi teknologjik dhe zhvillimor të cilët kanë favorizuar një mjedis te qëndrueshëm e te sigurt, ku sektori bankar ka mundur te lulëzojë.

Aktualisht një e treta e gjithë fondeve qe mbahen jashtë shtetit nga vendet e huaja, ruhen ne Zvicër. Zviceranët kanë kohë që i mbajnë të sigurta paratë e të famshmëve, aktorëve, politikanëve apo biznesmenëve dhe bankat zvicerane janë shumë të njohura në këtë drejtim.

Pikërisht këtu bëhet ndarja dhe dallimi i madh i bankave zvicerane me vendet e tjera të botës, Zvicra ka rritur masat e saj të sigurisë dhe ka futur shumë sisteme teknologjike të cilat e bëjnë të pamundur qasjen në identitetin e klientëve, me përjashtim të një numri të kufizuar personash.

Në këtë mënyrë bankat realizojnë qëllimin e tyre duke ruajtur njëkohësisht paratë dhe identitetin e klientëve dhe depozituesve.

Ndonëse do të ishte e gabuar të thuhet se bankat zvicerane janë ende po aq të besueshme sa kanë qenë më parë, ato janë ende shumë të besuara për privatësinë dhe mbrojtjen e aseteve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkolla-nxenes-klasa

Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

Europoli

Europol arreston 33 persona, mes tyre dhe shqiptarë – Sekuestrohen 18.5 milion euro

policia-italiane

Aksident i rëndë në Itali, 37 vjeçarja shqiptare përfundon në spital

vetura kasamit zjarri

Gazetarit shqiptarë në Zvicër i digjet vetura, por fatmirësisht shpëton

avion-zvicer

Qytetari i Kosovës dëbohet 10 vjet nga Zvicra, ja arsyeja

samir-mane

Samir Mane shiti 150 mln euro vila dhe apartamente vitin e kaluar

benzina-nafta

Çmimi i naftës ulet në bursa, Shqipëria në listën e 20 vendeve me çmimin më të shtrenjtë

vlora-bregdeti-shqiptar

Sa kushtojnë apartamentet në bregdetin e rajonit? Nga Shqipëria, në Mal të Zi, Kroaci dhe Greqi

austri

Përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri

INFO

NA NDIQ