Të përçara, por me kërkesa të njejta, sindikatat e punëtorëve sot protestojnë në Maqedoni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/05/2023

Janë paralajmëruar protesta të veçanta të dy sindikatave më të mëdha në vend. Edhe pse me protesta të ndara, ata kanë të njëjtat kërkesa: rritje dhe dinjitet të pagave për punëtorët, orar të mirë pune dhe respektim të marrëveshjeve kolektive.

Për shkak të marsheve protestuese, qendra e Shkupit do të jetë nën një regjim të veçantë të komunikacionit, përcjell INA.

Konfederata e Sindikatave të Lira do të fillojë protestën në orën 10:00 duke vijuar me një marsh para Qeverisë. Aty do të protestojnë me sloganin “Qofte për punëtorin – biftek për qeverinë”, të motivuar nga rritja me 78% e pagave të zyrtarëve dhe shpallja e javës 60 orë pune.

Sindikata e Maqedonisë, nga ana tjetër, do të fillojë marshin protestues pikërisht në mesditë para objektit të LSM-së, me sloganin “Punëtorët janë shteti”.

Ata do të protestojnë para Kuvendit, më pas para Dhomës së Tregtisë dhe më në fund para Qeverisë. Kjo sindikatë i bëri thirrje punëtorëve të dilnin dhe të ngrehin zërin për të drejtat e tyre.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

INFO

NA NDIQ