Të pranohet kërkesa për harmonizim të pagave në FSSH, në të kundërtën edhe këta do të ikin!

Picture of INA
INA

27/11/2023

Punëtorët e pakënaqur me pagat e tyre kanë drejtuar kërkesën e tyre deri Organizata Sindikale, e cila nis aktivitete të grevës nëse autoritetet nuk i përmbushin kërkesat e tyre. Bëhet fjalë për harmonizimin e pagave të punonjësve në Fondin për Sigurim Shëndetësor komfor pagave në administratën e Qendrës Klinike dhe Spitalit Klinik. Afati sipas tyre është deri në përfundimin e nëntorit. Gjithashtu kërkohet të formohet Komisioni për Marrëveshjen Kolektive dhe të miratohet deri në përfundim të këtij viti kalendarik. Punonjësit në Fondin për Sigurim Shëndetësor kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të sektorit të financave. Sipas tyre pagat në FSHS janë më të ulta nga të gjitha organet e administratës shëndetësore që ka ndikuar në largimin e punonjësve nga vendi. Prandaj, sa nuk është bërë vonë është mirë të merren masat e duhura që të plotësohet kërkesa e të punësuarve në këtë institucion, në të kundërtën edhe këta si shumë të tjerë do të braktisin vendin, shkruan Zhurnal.

Sindikata: pagat e ulta arsyeja e largimit nga vendi –

Organizata Sindikale nis aktivitete të grevës nëse autoritetet nuk i përmbushin kërkesat e tyre. Bëhet fjalë për harmonizimin e pagave të punonjësve në Fondin për Sigurim Shëndetësor komfor pagave në administratën e Qendrës Klinike dhe Spitalit Klinik. Afati sipas tyre është deri në përfundimin e nëntorit. Gjithashtu kërkohet të formohet Komisioni për Marrëveshjen Kolektive dhe të miratohet deri në përfundim të këtij viti kalendarik.

Punonjësit në Fondin për Sigurim Shëndetësor kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të sektorit të financave. Sipas tyre pagat në FSHS janë më të ulta nga të gjitha organet e administratës shëndetësore që ka ndikuar në largimin e punonjësve nga vendi.

“Punonjësit e FSSH-së kanë paga më të ulta nga të gjitha organet e administratës shtetërore. Më shumë se 50 përqind e të punësuarve nuk mund të arrijnë shportën minimale sindikaliste e cila tani arrin në 48.389 denarë. Shembull farmacistët, mjekët, stomatologët, paga e tyre arrin në 27.000 denarë, kjo situatë kontribuon në largimin nga vendi i punës”, tha Trpe Deanovski, organizata sindikale.

Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare, pas dy takimeve me zyrtarë të Qeverisë, këtë javë protestuan para Qeverisë duke kërkuar rritjen e pagave. Ata paralajmëruan vazhdimin e grevës, për shkak se siç thanë, Qeveria vazhdon t`i injorojë kërkesat e tyre.

Ndryshe, kur punëtorët shëndetësorë, arsimor, e të tjerë kanë nevojë të patjetërsueshme për rritje të pagave për të mbijetuar këtë duhet ta bëjnë përmes formave të ndryshme, bojkot, grevë, e duke dalë në rrugë. Por, tani zyrtarëve u rritet paga vetëm me anë të ndryshimit të një ligji, madje as pa kërkuar. Këtu shihet qartë diferencimi nga të qenurit qytetarë dhe punëtorë në RMV dhe të qenurit zyrtar, kjo është fyerje dhe ofendim për klasën punëtore. Nuk duheshe të rriten pagat e zyrtarëve duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike në vend, është gabim skandaloz dhe pasqyrim real se sa zyrtarët brengosen për qytetarët.

Rritja e pagave për zyrtarë për 78% është absurde përderisa rritja e pagave në sektorët tjerë nuk e ka kaluar 15 përqindëshin asnjëherë –

Rritja e pagave me një sasi enorme vjen pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nene për pagesën e pagave, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ftoi qeverinë që të gjendet zgjidhje ligjore me të cilën do të rregullohet çështja duke ulur pikët e pagave. “Konsideroj se është nuk është mirë që në një periudhë krize ekonomike të rriten pagat të cilat paguhen nga buxheti shtetëror.”, është shpehur Pendarovski.

Rritja e pagave prej 78% është veprim skandaloz dhe i i papranueshëm për qytetarët, sepse me automatizëm është nënvlerësim i punëtorëve tjerë. Shërbyesit e popullit të quajtur në teori të paguhen me paga marramendëse e shumë të larta, shumëfish më të larta se pagat mesatare në vend, tregon qartazi se zyrtarët nuk e kanë hallin e qytetarëve, por se si të pasurohen më shpejt e më shumë.

Sipas këtij vendimi, presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski për disa ditë do të kenë rritje të pagave prej rreth 70 mijë denarë. Deri më tani kanë marrë rreth 90 mijë, e tash e tutje rreth 160 mijë denarë, apo rreth 2.610 euro në muaj. Gjithashtu edhe, Artan Grubi, Oliver Spasovski, Sllavica Gerkovska, Fatmir Bytyqi, Sllavjanka Petrovska, dhe Bojan Mariçiq, do të marrin paga me vlerë mbi 2.000 euro.

TË FUNDIT
8 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
8 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
11 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
13 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
14 orë
Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

ME TE LEXUARA

13 orë
Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO
21 orë
Maqedoni e Veriut, më 22 maj rivotime në disa qendra votimi
11 orë
Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin
21 orë
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
8 orë
Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!
19 orë
Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë
8 orë
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

LEXO MË SHUMË

stefan andonovski

Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit

elizabet liz alen allen

Allen: Jemi të zhgënyer nga Siljanovska, do të shohim nëse qeveria do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare!

izet mexhiti

Mexhiti: Për qeverinë e re janë duke negociuar fituesi me fituesin

qeveria

Cilat resorë do t’i udhëheqë VLEN? Flet Taravari dhe Andonovski nga VMRO

mickoski

Mickoski pas rivotimit pret 62 deputetë, ja çka paralajmëron

Jorgos Gerapetritis

Gerapetritis: Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet

stefan andonovski

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

vmro vlen

Nesër vijojnë bisedimet mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, në tryezë “kulaçi qeveritar”?

kina

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

INFO

NA NDIQ