Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet që të premten të votoj ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.
Debati pritet që të shterret gjatë dy ditëve të ardhshme, ashtu që më pas pritet të sigurohen votat për kalimin e pakos së ligjeve.
Debatet në procedurën parlamentare janë zhvilluar për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për eksproprijim, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik dhe propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për konstatim të interesit publik dhe nominimit të partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të Korridorit infrastruktor 8 ( (aksi: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridori 10 d (aksi në autostradën Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.(INA)