Të premten seanca parlamentare për ndryshimet kushtetuese, cila është procedura?

ina-online
ina-online

14 Gusht, 2023

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të premten duhet të nisë seanca plenare për ndryshimet kushtetuese.

Procedura tashmë ka nisur me faktin se më 25 korrik Komisioni për Çështje Kushtetuese votoi nevojën për ndryshime kushtetuese dhe konkluzionet ia kaloi Kuvendit.

Ndërhyrjet në Kushtetutë i referohen përfshirjes së pjesëve të kombeve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 të Kushtetutës, ku numërohen pjesët e kombeve tjera që jetojnë në shtet, përcjell INA.

Në preambulën e re ku shkruhet “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, pjesët e popullit shqiptar, populli turk, populli vlleh, populli serb, populli rom, populli boshnjak e të tjerë”, duhet të shtohen edhe komunitetet e tjera si: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian.

Më 18 gusht, Kuvendi fillimisht duhet ta votojë rendin e ditës me një pikë të vetme – Propozimin për hyrje në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të cilin nevojiten 61 vota. Pastaj fillon një kërkim sipas propozimit. Lidhur me këtë do të ketë debat parlamentar që mund të zgjas më së shumti 10 ditë.

Më pas vendimin për hyrje në ndryshimin e Kushtetutës e merr Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, pra me 80 vota. Nëse nuk ka shumicën e kërkuar, procedura nuk mund të vazhdojë.

Nëse me shumicë prej dy të tretave miratohet nevoja për ndryshime kushtetuese, Kuvendi miraton një konkluzion dhe ia dërgon materialin Qeverisë. Kuvendi me konkluzion cakton një afat në të cilin propozuesi, gjegjësisht Qeveria, përgatit tekstin e projektamendamenteve të Kushtetutës, të cilin ia dorëzon Kryetarit të Kuvendit, pas së cilës Kuvendi do t’i diskutojë në të njëjtën procedurën për sa i përket afateve.

Tashmë është faza e dytë e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës, e cila përfshin përgatitjen dhe përcaktimin e projekt-amendamenteve.

Rregullorja parashikon afate të sakta për kontrollin në Komisionin Ligjvënës dhe në Komisionin për Çështje Kushtetuese, si dhe në seancë plenare.

Vendimi përfundimtar për miratimin e amendamenteve merret me së paku 80 vota, kurse për ndryshimin e Preambulës, përveç shumicës prej dy të tretash, kërkohet edhe shumica e Badenterit.

Nëse procedura zhvillohet sipas afateve sa më të shkurtra, do të duhen të paktën tre muaj e gjysmë për të finalizuar tre fazat.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

INFO

NA NDIQ