Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës me protestë para Qeverisë kërkuan paga më të mëdha

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Takim me kompetentët e Ministrisë së Financave edhe sot kërkuan të punësuarit në Ministrinë e Kulurës, Drejtorinë për trashëgimi kulturore dhe Agjencinë për film, në ditën e tretë të protestës që e mbajtën para Qeverisë. Ata edhe një herë e kanë shprehur pakënaqësinë nga të adhurat e tyre mujore.

Nga protesta është dërguar apel që ministri i Financave ta miratojë Marrëveshjen kolektive për të punësuarit në Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë për trashëgimi kulturore dhe Agjenci për film, me të cilin të gjithë të punësuarit sipas parimit të Ministrisë së Financave, do të marrin pagë të rritur në vlerë prej 30 për qind.

Me protestën e sotme kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Sindikatës së punonjësve të kulturës (SPKM), të cilët kanë shprehur mbështetje, ndërsa siç paralajmëroi Kostovski, së shpejti presin t’u bashkohen edhe kolegët e tyre nga ministri tjera.

Претседателот на синдикалната организација при Министерството за култура, Бранко Костовски. Фото/МИА
Sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së AOGJSH, Bojan Tripunovski në protestë tregoi se me pezullimin e nenit 4 nga Ligji për paga dhe kompensime tjera për të përzgjedhurit dhe personat e emëruar, pagat e funksionarëve do të rriten konform koeficientit të ndërlikueshmërisë së vendeve të punës, i cili do të shumohet me pagën mesatare të paguar në nivel shtetëror.

Me këtë ndryshim, siç tha, pagat e funksionarëve do të rriten edhe dyfish, ndërsa nëpunësit administrativë duhet të jenë të kënaqur me harmonizim të pagave me rritjen e pagës minimale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

INFO

NA NDIQ