Të rinj e të njohur nga të gjitha trojet, kush janë 32 konkurruesit e Çmimit Kadare 2024

Picture of Ina Online
Ina Online

23/01/2024

Pas mbylljes së aplikimeve më 15 janar 2024, juria e Çmimit Kadare ka nisur vlerësimin e 32 dorëshkrimeve, prej të cilave do të përzgjidhen në fund të janarit 10 autorë, për të vijuar konkurrimin në fazën finale

Prurjet letrare në këtë dhjetëvjetor të Çmimit Kadare po tregojnë edhe një herë se vijon të mbetet i mirëpozicionuar në skenën e vlerësimeve të krijimtarisë shqiptare, duke përmbushur me sukses misionin për të cilin u krijua.

Emra të njohur në Shqipëri, si Josif Papagjoni, Odise Plaku, Ylli Pango apo Rajmonda Belli Gjençaj, Luljeta Dano, por edhe në trojet shqiptare si: Shazim Mehmeti nga Gostivari, Osman Goranci nga Prizreni e Biser Mehmeti nga Presheva e shumë të tjerë, kanë treguar nëpërmjet konkurrimit besimin e tyre në integritetin e këtij çmimi. Bien gjithashtu në sy emrat e autorëve Kujtim Lapa, Dionis Prifti apo Klidi Apostoli, të cilët kanë aplikuar për të dytën apo të tretën herë në këtë garë, ndërsa nuk mungojnë emra të rinj dhe autoret gra, si Hygerta Istrefi apo Afroviti Ilo Miçalliu e Eliona Gjergo.

Tridhjetë e dy autorë kanë dorëzuar sinopset dhe dorëshkrimet e tyre gjatë një muaji, 15 dhjetor 2023- 15 janar 2024. Juria e këtij edicioni, e përbërë nga Nasi Lera, në rolin e kryetarit, Gazmend Krasniqi, Armand Bora, Ermir Nika dhe Suadela Balliu, pas marrjes së veprave do të përzgjedhin deri në fund të janarit 10 prej krijimeve më të mira, të cilët do të kalohen sërish në sitë. Në javën e dytë të shkurtit publikohen emrat e 5 finalistëve, për të nxjerrë pastaj veprën më të mirë në prozë të 2024. Emri i fituesit do të bëhet i ditur gjatë aktivitetit “Shkolla Dimërore e Humaniteteve”, në javën e fundit të muajit shkurt, në Llogora.

Dy vitet e fundit Çmimi Kadare është rrëmbyer nga autoret gra, Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha” dhe Nurie Emrullai me “Duhet të jetë dashuri”. Më herët këtë çmim e kanë marrë Gani Mehmetaj, Loer Kume, Virgjil Muçi, Musa Ramadani, Shkëlqim Muçi dhe Rudolf Marku, duke pasyruar kështu tendencën e këtij çmimi mbarëkombëtar, që ka prekur rajonin dhe diasporën. Vlerësimi i tyre sigurisht që është bërë nga emra të spikatur të letërsisë shqipe, ndërsa nga viti në vit kanë garuar autorë të njohur, si poetja Mimoza Ahmeti, shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo, publicisti Mustafa Nano, poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë.

Pas marrjes së bekimit të shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare, themeluesit e këtij çmimi, kishin si qëllim kthimin e vëmendjes dhe vlerësimin e prozës, me vizionin për të nxituar të shkruarit shqip, por edhe për t’iu dhënë mbështetjen e munguar autorëve të rinj e të talentuar. Gjithë projekti i Çmimit Kadare, mbështetur nga Instituti Liberal i Tiranës “Pashko”, kap vlerën e 10 mijë eurove, që përfshin vlerësimin e autorit, botimin e veprës nga shtëpia botuese UET Press, shoqëruar me një tur të gjatë leximesh e promovimesh të librit, në aktivitete e qarqe të ndryshme letrare në të gjithë Shqipërinë, pasqyruar edhe në optikën e mediave.

Konkurrentët e Çmimit Kadare 2024

1. Afroviti Ilo Miçalliu – “Dy nënat (Roman)

2. Alban Tufa – “Ne jemi vetëm personazhe” (Roman)

3. Antonio Çikollari – “Tregime” Tregime)

4. Arlind Farizi – “Nana e djegur” (Roman)

5. Bardhyl Berberi – “Hakmarrja e Peshkatarit” (Roman)

6. Biser Mehmeti – “Fëmija pa emër” (Roman)

7. Bujar Skëndo – “Vejusha milionere” (Roman)

8. Dionis Prifti – “Dy javë nën balonë” (Roman)

9. Dituri Meçi – “Puthja” (Tregime)

10. Eliona Gjergo – “Spectrum” (Roman)

11. Fadil Zotaj – “Dhe lumenjtë rrjedhin” (Roman)

12. Genc Xërxa – “Tërfili me katër fletë” (Roman)

13. Gentian Markaj – “Rrushi ka nisë me u kalbë” (Roman)

14. Granit Zela – “Përmbytja” (Roman)

15. Grigor Jovani – “Klinika” (Tregime)

16. Hygerta Istrefi – “Eja më zgjo jetë” (Roman)

17. Ilirian Dahri – “Bebi” (Roman)

18. Ilir Mborja – “Pianoja e Verdhë” (Roman)

19. Ilir Muharremi – “Ti” (Roman)

20. Josif Papagjoni – “Vjega e gjakut të shprishur” (Roman)

21. Klidi Apostoli -“Jetë e dytë e tretë” (Roman)

22. Kujtim Lapa – “Bashka e Artë” (Roman)

23. Luljeta Dano – “Njohja” (Roman)

24. Odise Plaku – “Six Drama” (Dramë)

25. Osman Goranci – “Zonja me maskë” (Roman)

26. Pandi Kordha – “Zgjim në Mesnatë” (Novelë)

27. Rajmonda Belli Gjençaj – “Shëmtia” (Roman

28. Ramadan Bozhlani – “I rrëmbyer nga shkronjat” (Roman)

29. Resmi Osmani – “Princesha Zadrimore Jerina Dushmani” (Novelë)

30. Shazim Mehmeti – “Pema e Vdekjes” (Tregime

31. Tedi Latifi – “Ik Penumbra” (Roman)

32. Ylli Pango – “Të Vegjlit e mi” (Roman)

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË