Të rinjtë kanë rol jetik në tejkalimin e sfidave energjetike

Picture of designer@fetishimedia.ch

29/03/2023

Ambasadorët e rinj evropianë shprehën kënaqësinë e tyre për veprimin e Bashkimit Evropian për dhënien e ndihmës financiare të pakthyeshme në vlerë prej 80 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. Parashikohet që këto mjete përmes buxhetit të shtetit të përdoren për përballjen më të lehtë me efektet e krizës globale ekonomike dhe energjetike.

Përndryshe, platforma “Ambasadorët e rinj evropianë” është një rrjet kreativ i aktivistëve të rinj të ardhshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku anëtarët e saj përfshijnë edhe aktivistet Shefkije A. Dika dhe Maria Burgieva.

Në kuadër të sloganit “Energjia na bashkon”, nën të cilin u prezantua edhe mbështetja financiare nga Bashkimi Evropian, ambasadorja e re Shefkije A. Dika beson se sfidat ekonomike dhe energjetike na lidhin të gjithëve në dhënien e kontributit tonë për tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të tyre. Sipas saj, roli i të rinjve është vendimtar në këtë fushë.

“Kur bëhet fjalë për pavarësinë energjetike dhe një tranzicion më të shpejtë energjetik në vendin tonë, të rinjtë mund të luajnë një rol jetik. Mendoj se roli i të rinjve është shumë i rëndësishëm në ndryshimin e zakoneve dhe mënyrës të jetesës, duke filluar nga transporti, përdorimi i materialeve që mund të riciklohen dhe ngritja e vetëdijes ekologjike”, shton ajo.

Është paraparë pakoja e ndihmës financiare në vlerë prej 80 milionë euro si mbështetje në buxhetin e Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar barrën financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ishin të parat që u goditën nga kriza energjetike. Ambasadorja e re evropiane

Marija Burgieva i përshëndeti njoftimet e tilla për shpërndarjen e mjeteve të ndara në buxhet.

“Nëse do të isha krijuesi i politikave energjetike në vend, do të fokusohesha në promovimin dhe investimin në burimet e ripërtërishme të energjisë, zbatimin e masave për efikasitetin energjetik dhe sigurimin e qasjes në energji për të gjithë qytetarët, veçanërisht ata në zonat rurale dhe familjet me të ardhura të ulëta. Vendi ynë është nga të paktët që ka diellin si burim për rreth 300 ditë në vit, thjeshtë duhet ta shfrytëzojmë atë me mençuri”, thotë Maria.

Dy ambasadorët e rinj besojnë se vendi ka një potencial të madh për t’u bërë një “qendër e vërtetë e energjisë së gjelbër”. Përmes mbështetjes së vazhdueshme që vendi merr nga Bashkimi Evropian në sferën energjetike, ata pajtohen se Maqedonia e Veriut duhet të mësojë nga përvojat e anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe të investojë në infrastrukturë për burimet e ripërtëritshme të energjisë, të krijojë politika dhe stimuj që promovojnë energjinë e gjelbër dhe për të nxitur inovacionin dhe sipërmarrjen në sektorin e energjisë.

TË FUNDIT

Rruga Press: Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj Albin Kurtit

Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025” në Turqi

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump

Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

ME TE LEXUARA

1
Rruga Press: Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj Albin Kurtit
1
Kontingjenti i FSK-së, pjesë e ushtrimit "Winter EX 2025" në Turqi
1
Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump
1
Kërcim romantik mes Gjestit dhe Eglit, banorja i dhuron puthje (video)
1
Tërmet i fortë në Turqi

LEXO MË SHUMË