Të rinjtë nga Maqedonia po ikin për punë edhe në Kroaci, çka po i tërheq?

Picture of designer@fetishimedia.ch

14/02/2022

Pagat e mira, afërsia, mundësia për të qenë në det gjatë gjithë verës, por edhe njohja e gjuhës kroate është ajo që e bën Kroacinë tërheqëse për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut.

“Aplikojnë të rinjtë, por edhe moshat e mesme. Zakonisht gjatë verës punojnë në kuzhinë, i punësojnë si kamariere, shërbyese, kuzhiniere dhe fitojnë mbi 800 euro dhe janë të kënaqur. Nëse shikojmë reklamat aktuale, qyteti i Dubrovnikut kërkon kamerierë, banakierë, kuzhinierë, ndërsa pastruese dhe shërbyese kërkojnë punë në ishullin Braç”, shkruan portali Faktor.

Sipas Tamara Stojkoviq, që ka punuar në Kroaci thotë se janë disa faktorë që tërheqin për të punuar në këtë vend, ku në rend të parë janë pagat, sigurimi i strehimit, ushqimit dhe fitimi i pastër. Por ajo shton se një nga faktorët është se kemi të bëjmë me një vend atraktiv sidomos gjatë verës në zonën bregdetare.

Marija Velkovska, menaxhere e agjencisë për ndërmjetësim për punë jashtë vendit 44 Energy and Staff nga Shkupi thotë se punësimi në Kroaci është më i lehtë, se sa në Gjermani, ku ka vonesa për sigurimin e vizës së punës, por edhe gjuha e kushtet e tjera.

Se qytetarët e Maqedonisë së Veriut  dëshirojnë të punojnë në Kroaci, tregon fakti se në këtë vend ballkanik shumica e njerëzve sezonalë janë nga Maqedonia, BeH, Serbia, Kosova, etj.

Punëtorët sezonalë në Kroaci më shumë janë në fushën e hotelierisë, por edhe shitjes. Një nga punët që më së shumti kërkohen janë kamarierë, kuzhizjer, punonjës të hoteleve, baristë dhe punë të ndryshme të ngjajshme, përcjell INA.

Një pjesë e shtetasve të Maqedonisë së veriut tanimë kanë përvojën e tyre të punës në Kroaci, sidomos gjatë sezonit veror. Rrogat që ofrohen janë sikur të vendasve gjatë sezonit turistik, ashtu që kamarierët paguhen nga 750 – 1200 euro, kuzhinierët 800-1200 euro.

Hotelet kroate kanë mbetur pa 100 milionë euro për shkak të mungesës së punëtorëve, raportojnë mediat lokale. Pak vite më parë, Kroacia kishte nevojë për 40,000 punëtorë sezonalë.(INA)

TË FUNDIT

Gjesti për Xhenetën: As sytë….

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit pas deklaratave të tij: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

Konfirmohet koalicioni mes LVV-së e NISMA-s: Këto janë kërkesat e Limajt

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...

LEXO MË SHUMË