“Të shoh nga shënjestra e snajperit”, kërcënohet me jetë presidenti Vuçiç

0

Një 30-vjeçar u arrestua nga pjesëtarët e Agjencisë serbe të Informacionit dhe Sigurisë (BIA), në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Teknologjisë së Lartë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, për shkak të një dyshimi të bazuar se kërcënoi në Facebook presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi BIA.

I dyshuari akuzohet për përdorimin e rrjetit social Facebook, ndër të tjera, për të njoftuar dhe thirrur drejtpërdrejt për vrasjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai në publikim deklaroi se vazhdimisht po shikonte Vuçiçin nëpërmes të nishanit të snajperit.

Mbi fotografinë të cilën e postoi, shihet Vuçiçi, presidenti malazes Milo Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës së BeH Milorad Dodik, ai shkroi: “Këta të dy u larguan, ndërsa ty Aleksandar Vuçiç do të eliminojë snajperi. E di edhe vet, ajo pikë e kuqe e cila po të përcjellë në dhomën e fjetjes kur e ndal dritën”.

“Vuçiç, unë vetëm të shikoj, e ti nuk e di se ku jam. Ti mua nuk më sheh, por unë të shoh nëpërmes nishanit optik të snajperit”, ka porositur më tutje në publikimin kërcënues.

Siç pretendon BIA, i dyshuari është ndaluar dhe me konsultim me prokurorin kujdestar, do t’i caktohet ndalimi për 48 orë.