Të shoqëruarit grekë në Gjirokastër janë 9 vetë, mes tyre edhe…

0

Shkon në 9 numri i të shoqëruarve deri tani në policinë e Gjirokastrës. Mes tyre edhe Babis Karathano, pjesë e Agimit të Artë. Sipas informacioneve të marra nga gazetarja e “Panorama”, Brikena Metaj, mësohet se të shoqëruarit po merren në pyetje për verifikim dokumentacioni. Sakaq, në polici ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, për të kërkuar sqarime. Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur. Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.

Mësohet se ata janë Bobby Karathano- Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut, Thoma Stefos ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia, Christos Ntoutsi – Ish Zyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.