“Të shtunën dasma e fundit”/ Kush është çifti që do martohet në post “Big Brother VIP”?

Picture of INA
INA

29/05/2024

Në puntatën e parë të post “Big Brother VIP3” u diskutuan disa nga debatet e bëra brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por jo vetëm kaq, pasi çiftet e krijuara gjatë këtij edicioni të tretë të reality show-t zbuluan se si po shkon lidhja e tyre tani që janë jashtë shtëpisë së BBV.

Teksa u shprehën se janë mjaft të lumtur dhe po shijojnë qëndrimin më njëri-tjetrin në privatësi, Ledion Liço u uroi shumë fat të gjithëve. Madje ai ngacmoi edhe Egla Cenon, duke i uruar fat me burrin misterioz.

“Ju uroj shumë fat. Edhe Eglës me burrin misterioz të cilin do e gjejmë një ditë”, tha Ledioni.

E këtu ndërhyn Julian Deda, i cili i thotë “po ne të dyve do na urosh fat”. Aktori i dashur për publikun e ka fjalën për veten dhe Gazmend Ujkashin, të cilin e ngacmon duke i thënë se ‘është dashuria e parë’.

E me humor Liço i përgjigjet se ‘ata të dy do t’i urojë të shtunën’.

“Të shtunën dasma e fundit në Big Brother, meqenëse u hap ajo rrugë, mes Julit dhe Gazit. Na ndiqni në Top Channel, në orën 21:00”, tha Ledioni duke shkaktuar të qeshura në studio.

TË FUNDIT

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

BDI kërkon lirimin e shtetasit të Kosovës, që u privua nga liria në vendkalimin kufitar Bllacë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË