Të varfër apo abuzues?! Plas sherri “virtual” mes Ramës e Bashës

Mbrëmja e së dielës nuk i ka “shpëtuar” një “sherri virtual” mes Kryeministrit e liderit të opozitës, të cilët kanë paraqitur dy kënvështrime të ndryshme mbi një debat që pritet të shpërthejë muajin e ardhshëm.

Fjala është për skemën e ndihmës ekonomike dhe të përjashtuarit nga sistemi. Rama ka postuar këtë mbrëmje disa foto ku tregon sesi është abuzuar për vite të tëra me ndihmën ekonomike.