Teatri/ Lubonja: Duhet rezistencë fizike, t’i dilet përpara fadromave

0

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar çështjen e Teatrit Kombëtar e cila është kthyer sërish që vëmendje, pasi ligji i kthyer nga Presidenti po shqyrtohet nga Kuvendi.

“Këta nuk duket se kanë ndërmend të ndërrojnë mendje, dhe duan ta shembin siç bënë me stadiumin. Por duhet rezistencë fizike. Duhet përballje.

T’i dilet përpara fadromave, dhe çfarë do bëjnë pastaj, do të vrasin njerëz?! Kjo është fatkeqësi padyshim, por kështu është kur përballesh me regjime të tilla. Përndryshe do të vijnë gjëra të tjera më vonë. Unë reagimin nuk e shoh vetëm tek rezistenca fizike, por edhe tek ndërgjegjësimi” tha Lubonja në News24.