Teatri i Kumanovës fitoi çmimet kryesore në Festivalin e Komedisë “Mittrixfest” në Mitrovicë

ina-online
ina-online

08/10/2023

Në Festivalin Tradicional të Komedisë “Mittrixfest” ku garuan teatro të ndryshme nga Kosova, Shqipëria në mesin e të cilëve edhe Teatri i Kumanovës nga Maqedonia e Veriut të cilët në natën finale dominuan duke marrë çmimet më të rëndësishme me shfaqjen ” Fluturimi mbi teatrin shqiptar”, siç janë:

Shfaqja më e mirë – Teatri i Kumanovës

Aktori më i mirë – Shkëlqim Islami

Aktorja më e mirë – Egzona Salihu

Skenografia më e mirë – Ardian Kadriu

Në faqen zyrtare të këtij teatri thuhet: ” Ky sukses është një kënaqësi për të gjithë ekipin tonë dhe tregon përpjekjen dhe punën e palodhur të ekipit të teatrit në Kumanovë. Teatri i Kumanovës është një teatër që vepron në kushte të vështira, dhe këto çmime janë një vërtetim i vlerës së artit dhe angazhimit të ekipit tonë që e kanë bërë me shumë dashuri. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe faleminderit Festivalit në Mitrovicë për këtë vlerësim të madh. Ju falënderojmë për vlerësimet dhe do vazhdojmë të punojmë me dëshirë dhe pasion për teatrin dhe artin edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, falënderojmë regjisorin Erson Zymberi që Teatri Shqiptar të Kumanovës i ka ofruar një shfaqje kaq të mirë dhe profesionale. Kontributi i tij në këtë projekt është i çmuar dhe ka ndihmuar në arritjen e këtij suksesi të madh”- thuhet në faqen e këtij teatri.

Shfaqja është realizuar nga regjisori Erson Zymberaj, ndërsa tekstin ‘’Fluturimi mbi teatrin shqiptar’’ e ka shkuar Jeton Neziraj. Në shfaqje luajnë edhe: Mirsad Abazi, Musa Isufi, Faton Ibrahimi. Organizator: Jakup Jakupi, Fidan Alili, inspicient: Gjilsime Ajdini Aziri, asistent: Ibër Deari, piano: Erdi Shahini, ndriçimi: Sefedin Murseli dhe Zvonimir Micevski, zërimi: Asllan Fazliu. Muzika: Irena Popovic, koreografia: Krenare Nevzati, skenograf: Ardian Kadriu kostumet: Yllka Brada. Shfaqja pati premierën më 17 korrik ndërsa është reprizuar disa herë në po këtë teatër./Portalb.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Koalicionin VLEN e kërkoi populli, ndërsa koalicioni i BDI me Menduh Thaçin e të tjerët është koalicion zori

5dabfccd-51db-4774-a2a0-8dae5c33ddcf

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Screenshot_2024-04-18-22-23-44-810_com.android.chrome-edit

Osmani: Nuk ka kufij më për ëndrrat tona…

Screenshot_2024-04-18-21-52-06-414_com.android.chrome-edit

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

FB_IMG_1713462436503

Ajdari:Sllupçani gjithmonë rreshtohet pas ideve madhore

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

mickoski-1

Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve

mexhiti vlen

Mexhiti: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

INFO

NA NDIQ