Teherani kërcënon me dëbim ambasadorin britanik

0

Irani kërcënoi sot me dëbim ambasadorin britanik në Teheran, në rast të një ndonjë gabimi tjetër nga ana e Londrës.

Kërcënimi vie dy ditë pas arrestimit të këtij diplomati, të cilin Republika Islamike e akuzoi se kishte marrë pjesë në një tubim të paligjshëm.

“Teherani kërkon ndërprerje të menjëhershme të të gjitha veprimeve ndërhyrëse dhe provokuese nga ambasada britanike në Teheran”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, duke paralajmëruar se kjo e fundit nuk do të kufizohet me thirrjen e ambasadorit, nëse ky qëndrim vazhdon .

Ministria e Jashtme britanike thirri ambasadorin e Iranit për t’i shprehur kundërshtimet e forta për arrestimin e ambasadorit britanik në Teheran, theksoi sot zëdhënësi i zyrtar i kryeministrit.

“Bëhet fjalë për një shkelje të papranueshme të Konventës së Vjenës”, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se Britania e Madhe do t’i kërkojë ambasadorit, Hamid Baeidinejad, siguri mbi faktin se kjo nuk do të ndodhë më.

Teherani kritikoi ambasadorin britanik, Rob Macaire, për pjesëmarrje në një manifestim të paligjshëm, në shkelje të konventave diplomatike.

Dje, manifestuesit dogjën një flamur britanik dhe një tjetër izraelit para ambasadës britanike në Teheran, me thirrjet “Vdekje për Britaninë e Madhe”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian konfirmoi dje arrestimin për një kohë të shkurtër të ambasadorit britanik, Rob Macaire, si një i huaj i dyshuar për pjesëmarrje në një manifestim të paligjshëm, duke shtuar se ai ishte lënë i lirë menjëherë pas konfirmimit të identitetit të tij.