Teknologjia e kësaj veture, vëren nëse shoferët janë të lodhur gjatë vozitjes

0

Teknologjia e kësaj veture, vëren nëse shoferët janë të lodhur gjatë vozitjes

Subaru Smart u prezantua për herë të parë në Forester 2020.

Muajin e kaluar, Volvo zbuloi planet për të integruar teknologjinë e re novatore në makinat e saj të reja që përdor kamera në makinë për të zbuluar nëse shoferi është i dehur apo i hutuar, transmeton lajmi.net.

Kjo është pjesë e planit afatgjatë të kompanisë prodhuese të automobilave për të bërë çdo model të ri të reduktojë rreziqet e aksidenteve gjer më 2020-ën.

Subaru gjithashtu ka prezantuar një sistem monitorimi të shoferit me një funksion aktiv të sigurisë që ndjek sytë e shoferit për të zbuluar përgjumjen e tij.

Zhvilluar nga furnizuesi Mitsubishi Electric, teknologjia DriverFocus e serisë ‘Subaru’ është i disponueshëm vetëm me blerjen e veturës në çmimin me të lartë, i cili fillon në 34 mijë dollarë. /Lajmi.net/