Teksa po udhëtonte në avion, Kida surprizohet nga dy pasagjerë të huaj

Kida është njëra nga këngëtaret më të dashura për publikun.

Këngët e saj kanë arritur suksese të mëdha.Së fundi, Kida po udhëtonte me avion, teksa pranoi një surprizë nga dy pasagjerë të huaj.

Ata i kanë dërguar një letër duke i shprehur vlerësimin për të dhe për muzikën e saj.

Këngëtarja ka postuar një foto të letrës në ‘Instastory’ shoqëruar me zemra dhe emoji mirënjohjeje.

“Kida, ne e duam muzikën tënde! Është një kënaqësi të të kemi ty në këtë fluturim. Dashuri! Xenis dhe Salih.”, shkruhet në letër.