Telallet e Puckos sulmojnë gjuhën shqipe!

Picture of Ina Online
Ina Online

14/03/2025

Granit Osmani

BDI-ja jo vetëm që ka qenë përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por paradoksalisht është edhe sponsorizuesja kryesore e kundërshtimit të tij përmes strukturave të saj të fshehta dhe njerëzve të infiltruar në institucione. Për interesa të ngushta politike dhe për të sulmuar partite shqiptare në qeveri, BDI dhe nëntoka e saj kanë nxitur kontestimin e ligjit, duke e përdorur këtë si mjet për të frikësuar votuesit shqiptarë dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e saj, pasi për dy dekada nuk arriti të funksionalizojë marrëveshjet e arritura!

Për vite me radhë, BDI ka manipuluar me çështjet kombëtare, duke i përdorur ato për qëllime elektorale, ndërsa në prapaskenë ka punuar kundër interesave të shqiptarëve, vetëm për të mbajtur pushtetin. Tani, kur Ligji për Përdorimin e Gjuhëve po pret interpretim nga Gjykata Kushtetuse në pikëpyetje, është ironike që BDI-ja paraqitet si mbrojtëse e tij, kur në realitet ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka lejuar dhe nxitur goditjen e këtij ligji, me qëllim që të sulmojë koalicionin shqiptar dhe të ruajë kontrollin e saj politik, sepse jeta në opozit po ju duket e papërballueshme.

Po e përsërisim për të disatën herë: Ligji i gjuhës, ashtu siç është, nuk do të preket! Për këtë, BDI nuk ka asnjë meritë dhe nuk mund të ketë, sepse jo vetëm që ka mbushur listën e zezë të korrupsionit, por ditaditës po shpartallohet zinxhiri i saj kriminal. Si mund të pretendojnë të mbrojnë diçka të vlefshme ata që janë të zhytur në korrupsion? Si mund të flasë për patriotizëm Ali Ahmeti, kur rrethi i tij i ngushtë përballet me akuza të rënda për korrupsion, e për më tepër, dhëndri i tij banon në banesën e një të akuzuari si Pucko?

Kjo nuk është e gjitha, nuk keni parë asgjë akoma “telenovela e krimit” sapo ka filluar! Deri kur do të përpiqeni të fshiheni pas çështjeve të ndjeshme dhe të shtireni sikur jeni shqetësuar? Juve nuk ju kanë interesuar dhe nuk ju interesojnë aspak çështjet kombëtare! Shqetësimi juaj i vetëm është mbijetesa politike dhe mbrojtja e klanit tuaj të korruptuar. Kjo po dëshmohet çdo ditë!

TË FUNDIT

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË