Telashe për Guardiolan, Aguero mungon në startin e sezonit për Manchester City

0

Ndeshja hapëse për Manchester City nuk vjen pa telashe për trajnerin Pep Guardiola, pasi ky i fundit nuk mund të kalkulojë në shërbimet e Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë në proces të rikuperimit, transmeton lajmi.net.

“Ai akoma nuk ka pasur ndonjë seancë stërvitore me ne”, ka thënë Guardiola lidhur me sulmuesin argjentinas.

Aguero vuante nga një lëndim në gju, të cilin e pësoi gjatë sezonit të kaluar.

Gabriel Jesus pritet të jetë lojtari që do të mbulojë hapësirat e lëna nga Sergio Aguero. /Lajmi.net/