Telefoni i politikanit katalanas me pajisje qeveritare përgjimi!

0

Një nga politikanët më të vjetër të Katalonjës është paralajmëruar se telefoni i tij celular ishte shënjestruar me një pajisje përgjimi, prodhuesit e të cilës thonë se u shitet qeverive vetëm për të gjetur kriminelët dhe terroristët.

Një hetim i përbashkët nga Guardian dhe El País ka zbuluar se kryetari i parlamentit rajonal të Katalonjës, Roger Torrent dhe të paktën dy përkrahës të tjerë pro-pavarësisë u thanë se ishin shënjestruar vitin që shkoi në atë që ekspertët e përshkruajnë si “rast të mundshëm spiunazhi të brendshëm politik ”në Europë.

Sipas një procesi gjyqësor në SHBA, pajisja në fjalë e përgjimit shfrytëzon një pikë të dobët të mëparshme në aplikacionin WhatsApp që do t’i jepte operatorit qasje të mundshme në çdo gjë që gjendet në celularin e synuar, përfshirë emaile, mesazhe dhe fotografi.

Mund të ndezë edhe regjistruesin dhe kamerën e telefonit. Torrent, cili ishte paralajmëruar për këtë gjë nga studiues që punojnë me WhatsApp, tha se dukej qartë që “shteti spanjoll” qëndron pas sulmit të pretenduar në telefonin e tij, dhe se ai beson se ka të ngjarë që kjo të ketë ndodhur pa ndonjë autorizim gjyqësor.