Telefoni ikonik me kapak Motorola Razr po rikthehet në gusht

Dikur gjatë viteve më të hershme, Motorola Razr ishte telefoni më i lezetshëm përreth.

Telefoni me kapak i njohur me një nuancë të ndritshme rozë ishte në duart e të gjithëve shumë kohë përpara se të vinte iPhone, transmeton Telegrafi.

Tani, Motorola e ka konfirmuar se do ta lansojë një version të ri të Razr në Kinë më 2 gusht.

Dhe megjithëse ka gjasa të duket i ngjashëm e dizajnin ikonik të 2004, shumë gjëra kanë ndryshuar në brendësi.

Moto Razr 2022 supozohet se mund të vjen me specifika të nivelit të lartë si një ekran i palosshëm 120 Hz, një procesor Snapdragon 8+ Gen 1 dhe një sistem kamerash me lente të trefishta.

Motorola qartazi nuk po synon që Razr të shtyhet me iPhone, por përkundrazi ka gjasa të ‘marrë’ ca ide te Samsungu. Gjiganti i teknologjisë koreano-jugore ka lëshuar vazhdimisht telefona të palosshëm (ku përkulet ekrani aktual) për disa vite tani.

Dy telefonat e ardhshëm të palosshëm të Samsung, Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4, thuhet se do të lansohen më 10 gusht.