Telekomi i Maqedonisë do t’u japë klientëve të saj nga 10 GB internet deri në fund të muajit për shkak të një ndërprerje në rrjet si pasojë e punimeve ndërtimore dhe ndërprerjes së kabllove.
Prej ditës së djeshme ka pasur një ndërprerje të rrjetit të Telekomit për shkak të kabllove të dëmtuara për shkak të aktiviteteve ndërtimore. Kompania thotë se ekipet e tyre po punojnë intensivisht për zgjidhjen e problemit dhe po u japin përdoruesve 10 GB internet.
“Të nderuar klientë, ndërprerja e shërbimeve të shkaktuar nga kabllot kryesore të fibrave optike të Telekomit të dëmtuara, ka ndodhur për shkak të aktiviteteve ndërtimore të palëve të treta. Riparimi i dëmeve kaq të mëdha kërkon shumë orë punë në terren. Ekipet tona janë duke punuar intensivisht dhe presim që të gjitha shërbimet të bëhen plotësisht të disponueshme në një periudhë të shkurtër kohore. Si kompani që kujdeset për kënaqësinë e përdoruesve të saj, kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim dhe u japim të gjithë përdoruesve tanë privatë dhe të biznesit 10 GB internet celular deri në fund të muajit gusht 2023″, theksoi kompania.
Prej mëngjesit të sotëm, linjat celulare dhe interneti në Telekom janë ndërprerë përkohësisht. Qytetarët ankohen se nuk mund të vendosin sinjal, nuk marrin as mesazhe SMS.(INA)