Telekomi serb hyn në tregun e Maqedonisë së Veriut

MTEL, anëtare e Grupit Telekom Srbija, dje filloi të operojë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut, me një showroom në Shkup me ofertë për televizion satelitor.

Por nga kjo kompani kanë paralajmëruar se së shpejti do hyjnë edhe në tregun e telefonisë celulare.

“Pas shërbimit të parë me të cilin do të fillojmë – TV satelitor, nga viti i ardhshëm planifikojmë të zgjerojmë në segmentin e telefonisë mobile”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Telekom Srbija, Vladimir Lukiq  në një konferencë për shtyp.

Kompania tashmë ofron shërbime për më shumë se 11 milionë abonentë në rajon dhe Evropë. (INA)